Britani/ Johnson fiton shumicën, “rebelohet” Skocia: Nuk na nxirrni dot nga BE
13/12/2019 19:40

Boris Johnson tha se shpreson që fitorja e jashtëzakonshme e partisë së tij do t’i japë një fund debatit për Brexit-in dhe do të hapë rrugën për shërimin e vendit. Duke folur në Downing Street, ai tha se do të kërkonte të justifikonte besimin që i ishte dhënë edhe nga mbështetësit e laburistëve që kanë votuar konservatorët për të parën herë. Ai tha se nuk do të injorojë as ata që kundërshtojnë Brexit-in ndërkohë që ndërton me Evropën një partnership me të drejta sovrane. “Nëse pyesni veten se çfarë do të bëjë kjo qeveri e re, çfarë do të bëj unë me këtë mazhorancë të jashtëzakonshme, këtë do t’ua tregoj unë: ne do të bashkohemi, do të mbledhim bashkë të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Anglinë, Skocinë, Uellsin, Irlandën e Veriut dhe do të ecim përpara duke shpalosur fuqinë e një vendi të bashkuar”, është shprehur Johnson. Konservatorët fituan një shumicë prej 80 deputetësh, më e madhja në Dhomën e Komuneve që nga viti 1987. Numri i deputetëve konservatorë llogaritet të jetë 365 ndërsa laburistët morën 203, SNP 48, liberal demokratët 11 dhe DUP 8. Por ndërsa Johnson thotë se kjo shumicë i jep mandatin për të finalizuar Brexit-in, Skocia, ku partia kombëtare e Nicola Sturgeon ka fituar shumicën, thotë se është kundër Brexit. Kryeministrja skoceze tha se se Boris Johnson nuk ka mandat ta nxjerrë Skocinë nga Bashkimi Evropian duke shtuar se ajo do të kërkojë një tjetër referendum për pavarësinë, pasi humbi në atë të 2014-ës. “Unë pranoj me keqardhje se ai ka një mandat për Brexit-in në Angli, por nuk ka mandat për ta nxjerrë Skocinë nga Bashkimi Evropian. Nëse ai këmbëngul për të ecur përpara, ai do të godasë idenë që supozohet se mban bashkë Mbretërinë e Bashkuar; idenë që unioni është një partnership vendesh të barabarta”, ka thënë Sturgeon. Fitorja e Johnson është pasuar me një mori reagimesh nga jashtë. Për presidentin amerikan, tani Britania dhe SHBA do të mund të lidhin një marrëdhënie të re, pas Brexit. “SHBA dhe Britania mund të lidhin një marrëveshje të re që ka potencialin të jetë më e madhe dhe më fitimprurëse se çdo marrëveshje me BE. Festoni për Borisin”, shkkroi ai në Twitter. Ndërsa për liderët e BE, presin tani që marrëveshja për tërheqjen e Britanisë nga blloku të finalizohet, dhe premtojnë bashkëpunim të frytshëm edhe në të ardhmen.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30