Në këtë episod të dymbëdhjetë të Pushime on Top, do të ndiqni një nga udhëtimet më të bukura të këtij sezoni. Kemi shkuar në Romë aty ku historiani i artit, Enri Pjetri, plot pasion dhe dashuri për një nga qytetet më të bukur dhe të mbushur me histori, Roma, do të na tregojë disa gjëra që nuk ua ka marrë mendja. Një udhëtim fantastik, histori për të mos u humbur. Zbulojmë risitë e sezonit të verës: nga veriu në jug dhe përtej kufijve; aventurat, historitë dhe personazhet e momentit nga data 22 qershor në ekranin e Top Channel. Eni Shehu dhe Lei Kraja ju shoqërojnë në programin më jetëgjatë të promovimit të turizmit!