Botërori i Atletikës ka dhuruar të tjera medaje. Padyshim vëmendja më e madhe e ditës së dytë ishte te finalja e garës së 100 metra për meshkuj ku triumfoi Christian Coleman. Amerikani që konsiderohet si pasuesi i Usain Bolt, e përshkoi këtë distancë për 9.76 sekonda duke lënë në vendin e dytë Justin Gatlin, ndërsa në të tretin Andre de Grasse.