Bota kaplohet nga frika! Sulmi raketor iranian ngjall tmerr, rritet çmimi i naftës
08/01/2020 12:21

Tensionet që kanë bërë të fryjë erë lufte mes Iranit dhe Shteteve te Bashkuara, i dhanë një tjetër goditje çmimit të naftës. Çmimet referencë të arit të zi në Amerikë e Britani u rritën me 4%, e nafta Brent mbërriti nivelin e 70 dollarëve për fuçi. Tregjet ndërkombëtare janë bërë shumë të ndjeshme ndaj situatës së acaruar në Lindjen e Mesme. Rritjet e fundit i shtohen kapërcimit që kuotimi i naftës pati në momentin kur u mësua lajmi i vrasjes së atij që shumë e konsideronin si njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran, gjeneralit Kasem Sulejmani. Frika e luftës ka përfshirë gjithashtu tregjet e aksioneve në mbarë Azinë, e në Australi, shkëmbimet pësuan rënie me rreth 1%, përpara se të rimerrnin disi veten sërish kur zyrtarët iranianë lanë të kuptohej se nuk kërkojnë luftë, duke zbutur kështu mundësinë e sulmeve të mëtejshme ndaj interesave të SHBA. Tensionet ndërkombëtare shtojnë një drojë ekzistuese ekonomike në Australinë që po lufton prej muajsh me zjarret më të ashpra të dekadës, të cilat rrezikojnë t’i godasin edhe më fort shpenzimet e ulura të konsumatorëve. Investitorët ndërkohë po i rikthehet parajsës së sigurtë të floririt; vëmendja e tyre ka bërë që çmimi i metalit të çmuar të rritet me 3%.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30