Pandemia Covid-19 ka rritur ndjeshëm nivelin e borxhit publik në vend, si rrjedhojë e shpenzimeve për përballimin e krizës, duke e çuar atë në 79.7% të PPB-së në fund të tremujorit të tretë të vitit të kaluar. Për ekspertin e ekonomisë, Adrian Civici një normë e tillë borxhi është shqetësuese për një ekonomi të brishtë si ajo e Shqipërisë, pasi do të reduktojë mundësitë për investime në sektorët bazikë të ekonomisë.