Mëngjesi i sotëm është karakterizuar nga temperatura të ulëta dhe reshje dëbore me intensitet të lartë në qytetin e Bulqizës. Reshjet kanë shkuar 30 centimetra, ndërsa në një sitë administrative vijojnë nga 30 deri në 50 centimetra. Siç mund ta shihni edhe në fotografitë e mëposhtme, të siguruara nga korrespondenti i Top Channel, Defrim Karaj, bora ka mbuluar thuajse çdo gjë duke sjellë probleme në qarkullim.