Banorët e rrugës ” Gjelbërimi”-“Azem Hajdari” në Durrës kanë ngritur një problem i cili siç ata thonë i shqetëson prej kohësh. Një qytetar që ka dërguar edhe videt na shkruan se kjo nuk është hera e parë që plehrat digjen afër zonave të banuara, ndërsa kërkojnë edhe ndërhyrjen e shtetit, pasi siç ata i quajnë këto janë bomba bakterologjike.