Kryeministri Rama ka qenë në Sauk ku i ka dorëzuar çelësat e shtëpisë së banesës një banori të cilit i ishte prishur nga tërmeti. Në një moment teksa po falenderonin personin që kishte financuar për ndërtimin, Rama është shprehur: Tani ne s’do rrimë tu të lavdëruar ty vëlla. Tani, që të jesh i qartë ti dhe të gjithë ju që jeni biznesmen, kur bëni të tilla gjëra e bëni për veten tuaj se lani një pjesë të shpirtit, jua kthen jeta, puna, gjithësia.