Ndonëse shlyejnë detyrimet tatimore, sipërmarrësit përballen me masa administrative, shpesh për faj të sistemit kompjuterik. Ka qenë ky shqetësimi i ngritur nga kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jakaj gjatë tryezës konsultative me përfaqësues të biznesit, për strategjinë 2013-2020 për bizneset dhe investimet.