Një tjetër shtyrje për procesin e fiskalizimit për kategoritë që nuk ka nisur ende. Është kjo kërkesa që ka biznesi për qeverinë, pasi sipas përfaqësuesve të tyre sipërmarrja e goditur nga pandemia nuk është ende gati për zbatimin e tij. Sipas Arben Shkodrës, Sekretar i Shoqatës së Prodhuesve pilotimi në të gjithë segmentet e bizneseve nuk është mënyra e duhur për të çuar përpara reformën.