Bien shitjet në Gjirokastër/ Shiten më pak veshje dhe mallra industriale
11/11/2020 12:45

Në Gjirokastër dhe rrethina, bizneset e mallrave të konsumit industrial apo të veshjeve që nuk lidhen me nevoja të nivelit bazik për qytetarët kanë rënie të shitjeve në masën 80%. Në këtë periudhë që përkon me pragun e dimrit zakonisht blerjet e eletroshtëpiakeve do të duhej të ishin përqendruar te ngrohësit, por këtë vit interesi është fare minimal dhe blerësit e paktë janë në pritje të ofertave dhe çmimeve sa më të lira. Edhe butikët e veshjeve nuk po furnizohen prej muajsh pasi klientët pothuajse nuk hyjnë në këto njësi. Njerëzit po përpiqen të kursejnë sa të munden thotë Nertila, shitëse në një dyqan prej shumë vitesh. Tendenca e përgjithshme për kursim vihet re sidomos në sistemin bankar ku vërehet tendenca për të trajtuar me kujdes paranë. Tërheqjet sipas bankierëve bëhen vetëm për nevoja bazike ndërsa janë ndërprerë investimet. Bankat nga ana tjetër duket se kanë rritur vigjilencën ndaj aplikantëve për kredi pasi së fundi shumë kërkesa për para lidhen me nevojat e bizneseve të vogla për ti shpëtuar falimentit. Prej vitesh, rajoni jugor i Shqipërisë kishte filluar të përballte rënien e remitancave prej emigrantëve. Të ardhurat e emigracionit nuk arkëtohen më në Shqipëri por janë duke i shërbyer nevojave të jetës që emigrantët kanë krijuar në Greqi dhe vende të tjera ku janë vendosur. Ky vit dhe sfida e pandemisë i goditi edhe më shumë kursimet e pakta që kjo kategori e popullsisë mbante në bankat shqiptare në të gjitha rajonet pranëkufitare në Jug.

Top News – Dëmet e zjarreve. Tetë grup pune, nga pajisjet shtëpiake te bagëtitë
15/08 17:20
Top News- Dëbuan mbi 800 mijë civilëve shqiptarë më 1999/ Aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave
15/08 16:47
Top News – Ndërpreja e sinjalit të News24, OSBE: ‘Konflikti për pronësinë, jo të ndalë transmetimin’
15/08 16:46
Top News- Spanja në flakë/ 14 vatra zjarresh, mijëra hektarë të djegur e 7 viktima
15/08 16:31
Top Channel/ Epike! Komentatori Ylli Aga “shpërthen” në lot pas kualifikimit historik të Dinamos
15/08 16:03
Top Channel/ Provokimi i Lavrovit, mesazhi në bluzën e tij përpara takimit të Alaskës!
15/08 15:39
Top Channel/ Pirromanet e arrestuar në Berat në gjyq. Masa për 4 prej tyre
15/08 15:35
Top Channel/ Taksat, kontroll online! Qytetarët do të kenë mundësi t’i shohin detyrimet në e-albania
15/08 15:34
Top Channel/ Berisha sërish në Kushtetuese, kërkon të shpallet anti-kushtetues masa e arrestit
15/08 15:33
Top Channel/ Lutje për zjarret! “Fjetja e Hyjlindjes”, kryepeshkopi Joan: Nuk bëjmë dot pa Perëndinë
15/08 15:22
Top Channel/ Shuhen zjarret në Gramsh, banorët po kthehen nëpër shtëpi, nis llogaritja e dëmeve
15/08 15:22
Top Channel/ “Ruhuni nga piromanët verbalë”, Rama: Mesazh për kritikat e opozitës
15/08 15:16
Top Channel/ Krimi në Maliq u tentua të fshihej, 8 të arrestuar, sherri nisi në rrjetet sociale
15/08 15:13
Top News-Dëmshpërblimi viktimave të zjarrit/ PL: Mashtrim i Ramës! Të shpallet gjendja e emergjencës
15/08 14:57
Top Channel/ Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot- Lezhë, makinat bllokohen mbi dy orë
15/08 14:53
Top News- Droni zbulon kanabis në Lukovë/ Arrestohen dy shtetas, u kapën duke u kujdesur për bimët
15/08 14:45
Top News – Rama u përgjigjet kritikave për zjarret: ‘Ruhuni nga piromanët verbalë! Duan tension’
15/08 14:37
Top News- Transporti i emigrantëve të paligjshëm/ Dy aksione në Gjirokastër, në pranga tre persona
15/08 14:15
Top News- ‘Paralizohet’ aksi Fushë Milot- Lezhë, makinat bllokohen më shumë se dy orë në trafik
15/08 14:05
Top Channel/ Rama publikon pamje nga ajri: Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre
15/08 13:55