Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Alpet italiane. Tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e rënies së një orteku masiv nga një lartësi prej 460 metrave. Nisur nga çfarë raportojnë mediat fqinje, viktimat ishin duke bërë ski në momentin që janë përfshirë nga masivi i borës.