Berzh ul vlerësimin për Shqipërinë/ Në 2020 ekonomia, minus 9 %, në 2021 rritet vetëm me 4.5%
01/10/2020 15:08

Shpresat për të pasur më shumë të ardhura dhe një rimëkëmbje të shpejtë të ekonomisë janë zbehur edhe për vitin e ardhshëm, pasi Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka ulur ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike gjatë 2021. Sipas raportit të fundit të BERZH ekonomia e vendit pas rënies së fortë prej 9% që pritet të ketë vit për shkak të pandemisë Covid-19 do të rritet me vetëm 4.5%, nga 12% që ishte parashikuar në vlerësimin e majit duke e ulur atë me 7.5 pikë përqindje. Korrigjimi i këtij treguesi nga institucioni financiar ndërkombëtar vjen menjëherë pas rishikimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar vetëm pak ditë më parë, sipas të cilit ekonomia e vendit këtë vit do të tkurret me 7.5%. Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy vendet që pritet të kenë rënien më të madhe ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, kjo për shkak të varesidë së lartë qe dy vendet kanë nga turizmi, i cili ka nje peshë të konsiderueshme. Kufizimi i masave për shkak të pandemisë bëri që sektori të pësojë një goditje të madhe në të gjithë zinxhirin e tij, me një tkurrje të fortë të numrit të vizitorëve te huaj edhe në kulmin e sezonit e rrjedhimisht edhe në më pak të ardhura të gjeneruara nga ky burim. Vende e tjera të rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Kosova pritet të kenë një rënie ekonomike me -5%, teksa duket se me pak krizën e Covid-19 do ta buajë Serbia pasi sipas raportit të BERZH tkurrja përllogaritet në -3.5%.

Top Channel/ Bien importet dhe eksportet, ekspertët: Pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi
17/02 20:03
Top Channel/ TVSH nuk ndjek rritjen e çmimeve, ekspertët: Evazioni dhe oligopoli po dëmton tregun
16/02 19:55
Top Channel/ Kreditë e këqija zvogëlohen, por 35.9 mld lekë të dhëna me kredi mbeten risk
13/02 15:16
Top Channel/ Inflacioni u rrit në 2.3%, shkak rritja çmimit të qirave dhe e ushqimeve
12/02 15:32
Top Channel/ Shqiptarët me lekë nëpër xhepa! 4.83 miliardë euro cash në 2025
08/02 19:46
Top Channel/ Rritet kredia për shtëpi/ Arrin në 64.4 miliardë lekë, dominon në monedhën vendëse
06/02 19:52
Top Channel/ Pagat indeksohen me 2.5%, Qeveria rrit pagat për 140 mijë punonjës të administratës
06/02 15:05
Top Channel/ 1.5 miliardë euro kursime në 2025, kryesojnë Tirana, Durrësi, Fieri dhe Korça
05/02 15:22
Top Channel/ Rregulla të reja për tarifat bankare, klientët do informohen për çdo komision bankar
05/02 12:20
Top Channel/ Sipërmarrja rritet pa kredi. Më shumë biznese, por më pak kredi bankare
04/02 15:10
Top Channel/ Ekonomia, rritet treguesi i besimit, bizneset janë më optimiste se konsumatorët për vitin 2026
02/02 20:07
Top Channel/ Shqiptarët ende besnikë ndaj cash-it, digjitalizimi bankar nën ritmet e vendeve të BE
31/01 12:13
Top Channel/ Eksportet në BE, peng i standardeve! Ekspertët: Problem, iformaliteti dhe siguria
29/01 19:47
Top Channel/ Shtëpi e re për fëmijët jetim, konkurs arkitekture edhe për kompleksin e inspektoratit
29/01 12:11
Top Channel/ BERZH: Shqipëria po plaket! Popullsia në rënie dhe emigracioni kërcënojnë ekonominë
27/01 15:15
Top Channel/ Formalizimi i sektorit të ndërtimit, ministri Malaj: Kontrollohet nuk kanë qëllim të …
26/01 12:00
Top Channel/ Turizëm i vakët në 2025! Më shumë turistë low cost dhe tranzit
23/01 20:00
Top News – Çfarë ndodhi me eksportet. Ibrahimaj: U rritën në volum, ranë në vlerë
23/01 19:02
Top Channel/ Bien interesat e kredive konsumatore, shqiptarët më shumë hua për borxhet
21/01 19:55
Top Channel/ “Paraja rrëfen”! Ekonomia në 100 vite e pasqyruar në kartëmonedha
20/01 20:57
DIGITALB DIGITALB