BERZH/ 100 mln euro për rindërtimin/ Nënshkruhet marrëveshja me Ramën
08/10/2020 15:17

Qeveria Shqiptare dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nënshkuan një memorandum mirëkuptimi, me vlerë 100 milion euro, nga të cilat 40 milionë euro janë grant dhe 60 milionë euro kredi, për rindërtim dhe zhvillimin e investimeve për turizmin e trashëgiminë në Shkodër, Berat, Fier, Korçë dhe Gjirokastër. “Projekti do të forcojë konkurueshmërinë në sektorin e turizmit dhe do të kontribuojë në rimëkëmbjen e saj dhe në rimëkëmbjen e vendit do të shtoja, nga pandemia COVID. Në fakt është i nxitur jo vetëm nga madhësia e tij, që është e konsiderueshme, por gjithashtu dhe nga qasja për të trajtuar dhe zgjidhur pengesat e zhvillimit të turizmit shqiptar. Programi do të financojë strukturën kritike, do të sigurohemi të ruajmë dhe pjesën kritike të zonave të trashëgimisë. Së fundmi, por jo nga rëndësia, do të forcojë rolin për ndërmarrjet, për rritjen e aftësive të tyre dhe rritjen e financimeve të tyre”, tha Rama. Kryeministri foli edhe për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës ku BERZH është financues. “Ka tashmë një angazhim të jashtëzakonshëm nga BE-ja, ka një angazhim të jashtëzakonshëm nga Komisioni për të ndihmuar Shqipërinë dhe rajonin, natyrisht mbështetur në vizionin e tregut të vetëm rajonal e në dritën e zbatimit të 4 lirive të Europës, për të investuar në vëllime të tilla që mund ta ndryshojmë tërësisht peizazhin, duke u përqendruar sigurisht tek transporti. Shpresoj që hekurudha Tiranë-Durrës do të jetë pjesë e diçkaje që do të jetë një rrjet rajonal hekurudhor, natyrisht, edhe për autostradat”, tha Rama.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41