Berisha kundër AstraZeneca/ Kërkon mosvaksinim, ndërsa OBSH sugjeron që të vijojë procesi
18/03/2021 15:22

Shumë liderë botërorë po tregohen sot të kujdesshëm për të mos shtuar panik për lidhje ende të pakonfirmuara nga shkenca, mes disa vdekjeve dhe vaksinës AstraZeneca. Pezullimi i disa lotëve të vaksinës së lirë dhe të lehtë për tu shpërndarë falë specifikave të saj të ruajtjes në temperatura jo shumë të ulëta, është bërë për arsye sigurie. E megjithatë të gjithë tregojnë kujdes në deklarata. Kryeministri italian Mario Dragi thotë se ritmi nuk do të ulet çfarëdo vendimi të merrte Agjencia Europiane e Barnave. Ndërsa OBSH tha sot se duhet të vazhdojë vaksinimi. Por në Shqipëri ish kryeministri Sali Berisha një mjek me profesion, pavarësisht se e di mirë se çdo vaksinë mund të ketë disa efekte anësore, i quan ato ndërlikime serioze nga Astra Zeneca në Shqipëri. Në një postim në Facebook, Berisha akuzon kryeministrin Rama se po fsheh këto pasoja të tilla si mos dalja në punë e disa mësuesve të nesërmen e vaksinimit në Durrës me temperaturë mbi 38 gradë. Zyrtarisht mësohet se mësuesit sot janë paraqitur në punë pa probleme. Berisha përhap kështu alarm dhe panik mbi fakte të paprovuara që sipas tij janë denoncuar nga qytetaret për temperaturë pas vaksinës, një efekt anësor ky i paralajmëruar pothuaj për çdo lloj vaksine gjë që si ish mjek Berisha duhet ta dijë më mirë se qytetarët digjitalë. Ai shkruan gjithashtu se pas vaksinës është ndjerë keq dhe ish-kryetari i Bashkisë Bulqizë “Melaim Damzi” kandidat i PS në qark. Top Channel mëson se Damzi ka patur probleme me tensionin e lartë pas gjatë një takimi elektoral dhe është dërguar për ndihmë mjekëore, probleme këto që nuk kanë lidhje me vaksinën të cilën e kishte bërë një javë më parë.

Top Channel/ Zbardhen prapaskenat! E pabesueshme kush e shpëtoi Hegseth
11/11 23:24
Top Channel/ Dhunë e flakë! Greva paralizon Spanjën, për herë të parë pas 14 vitesh
11/11 23:19
Top Channel/ “Asnjë favor për Kushner”! Rama flet hapur në Dublin: Dera e BE, hapur
11/11 23:16
Top News- “Shpejt, shpejt se u dogj!”, zjarr në magazinën e drurit në Gjirokastër
11/11 22:33
Top News- “Flamingot rezultat i urrejtjes ndaj Trump”, Rama: Regjimi iranian ka duart e veta
11/11 22:14
Top Channel/ ‘Askush nuk pretendon që është i imunizuar nga korrupsioni ‘, Rama:Janë sistemet që…
11/11 22:07
Top Channel/ ‘Motoja ime thuaj atë që mendon, bëj atë që të thonë’, Rama nga Dublini:Askush s’na..
11/11 22:05
Top Channel/’Kemi 95% të shërbimeve tona online’,Rama nga Dublini: Inteligjenca artificiale bekim…
11/11 21:51
Top Channel/ Rama flet nga Dublini për Zvërnecit: Asnjë favor ndaj Kushner, s’kemi asgjë për…
11/11 21:37
Top News- Protestat vijojnë në Tiranë/ Nuk ka dialog, kërkohet largimi i kryeministrit
11/11 21:35
Top Channel/ ‘Putini e nisi luftën për të luftuar edhe Europën’, Rama: BE një mozaik demokracish…
11/11 21:32
Top Channel/ ‘Regjimi i Iranit ndezi protestat’,Rama:S’ka më flamingo, por zogj nga e djathta dhe…
11/11 21:20
Top Channel/ ‘Revolucioni i flamengove një urrejtje kundër Trump’,Rama:Gjetën bulevardin tonë për…
11/11 21:18
Top Channel/ Rama nga Dublini: Moment kulmor për ne, gjërat që dukeshin të pamundura tani…
11/11 21:04
Top Channel/ ‘Serbia po kalon situatë eksperimentale’, Rama:Fantazmat e të shkuarës po e përndjekin…
11/11 20:58
Top Channel/ ‘2027 ambicioz por i mundur’, Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE një proçes…
11/11 20:55
Top Channel/ Ushqime pa etiketa në markete, TCH zbulon shkeljet, produkte pa informacion
11/11 20:11
Top Channel/ Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë, Ferit Hoxha takon homologen në Budapest
11/11 19:48
Top Channel/ Protesta e studentëve, marshim paqësor nga Ministria e Arsimit te kryeministria
11/11 19:44
Top Channel/ PS i mbyll derën Veliajt! Kryebashkiaku: Ngrini komision për kërcënimet e Ramës
11/11 19:38