Një udhë shumë interesante, drejt një trualli të lashtë i cili fshihet në lartësitë e maleve. Berisha! Ama e gjithë Berishajve, siç thonë. Rruga është në kufinjtë e tmerrit. Shumë e vështirë,e duket se vetëm vlerat e traditat e berishasve që janë trashëguar brez pas brezi e ruajnë këtë vend. Banorët të bëjnë jo pak përshtypje kur i takon. Vë re urtësi dhe të ngjallet një entuziazëm i pashoq kur sheh se si doket, zakonet dhe dëshira për kulturë e arsim nuk ka humbur asnjëherë. Ilnisa Agolli tregon historinë e krahinës së Berishën, vendin që i mbijetoi çdo kohe dhe që nuk u pushtua kurrë.