Beatrix Ramosaj bie në “grackën” e Eno Popit – Nostalgji
07/12/2021 16:00

Beatrix Ramosaj e ftuar në emisionin “Wake Up” gjatë intervistës tregon për projektet ndërkombëtare dhe jetën profesionale. Intervista drejtohet nga Eno Popi, Isli Islamaj dhe Ori Nebiaj. Emisioni është transmetuar më 21 Shtator 2017. Beatrixit I thuhet nga drejtuesit që stilisti Niko Koromani ka kritikuar stilin e veshjes së saj. Ndërkoh që Niko ftohet live në emision dhe kuptohet që ishte një lojë miqësore me Beatrix. Niko Koromani vlerëson maksimalisht stilin e veshjes së Beatrix si një nga vajzat më me stil të showbiz-it.