BE mbështet me miliona bashkëpunimin rajonal në Ballkan
19/12/2019 17:54

Komisioni Europian ofron 10 milionë Euro grante për integrimin ekonomik rajonal në Ballkanin Perëndimor. Bashkëpunimin rajonal, BE e sheh si një element vendimtar për prosperitet në Ballkanin Perëndimor. Delegacioni i Bashkimit Europian, (BE) në Tiranë informoi të mërkurën, (18.12.2019) se Komisioni Evropian e konsideron bashkëpunimin rajonal ”element vendimtar për prosperitet në Ballkanin Perëndimor, (BP) dhe një pjesë thelbësore të udhës së anëtarësimit të tij në BE. Një rajon që praktikon një fluks të lirë mallrash, shërbimesh, njerëzish dhe kapitali është një rajon që demonstron përparim drejt BE-së”. Në këtë kuadër, të mërkurën u nënshkruan tre kontrata të reja financuese me Sekretariatin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), Forumin e Investimeve të 6 Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së BP dhe Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit, (GIZ) GmbH. Delegacioni i BE në Tiranë bën me dije se ”kontratat u nënshkruan në kuadër të Javës së CEFTA-s, të kryesuar nga Shqipëria, të konsideruar nga Genoveva Ruiz Calavera , Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, si “një moment i rëndësishëm për të vlerësuar përparimin e bërë për rritjen e tregtisë së rajonit”. ”Kjo javë e CEFTA-s, ka qenë shumë e suksesshme me miratimin e angazhimeve të rëndësishme për të liberalizuar tregtinë në shërbime. Kontratat që nënshkruam sot do të kontribuojnë shumë për t’i kthyer këto marrëveshje në rezultate të prekshme në dobi të biznesit dhe operatorëve ekonomikë të rajonit”- citohet nga Delegacion i BE, Genoveva Ruiz Calavera , drejtore për BP, në Komisionin Europian./dw

Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, reagon Franca e Spanja: “Ndezën zjarrin, hedhin një kovë ujë”!
08/04 11:54
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, bie cmimi i naftës, ekspertët:“Trump s`do rrezikonte energjinë”!
08/04 11:52
Top Channel/”90 minuta larg katastrofës”: Arrihet armëpushimi SHBA-Iran, Hormuzi hapet për dy javë!
08/04 11:51
Top Channel/ Mbyllja e Hormuzit “pasuroi” Rusinë? DW: Miliarda nga nafta, gazi e plehrat kimike!
08/04 11:50
Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20