Shqiptarët vazhdojnë të vendosin loto sportive, edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar me ligj që prej 1 janarit. Andi ka qenë frekuentues i rregullt i lojërave të fatit. I riu nga Elbasani thotë se, pavarësisht se pikat e basteve ulën qepenët, kjo gjë nuk e ka ndaluar atë të luajë bixhoz.