Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është banori më i ri i Lagjes nr. 13. Nga zyrat e reja, që u përuruan pak ditë më parë, kryebashkiaku dha shembullin e regjistrimit në njësinë ku banon dhe u bëri thirrje qytetarëve që të përfitojnë nga amnistia deri në datën 10 maj, për të kryer transferimin në adresën e saktë, pa asnjë masë administrative.