Bashkia e Tiranës do të ketë një “shtëpi të re”. Godina e Bashkisë do të zhvendoset në Bulevardin e Ri të Tiranës, teksa kryebashkiaku Erion Veliaj ka njoftuar çeljen e garës për projekt idenë. Numri një i kryeqytetit ka bërë me dije se kjo ndërtesë e re do të jetë pa gjenerim karboni (carbon neutral) dhe tërësisht e pavarur nga energjia e rrjetit (net-zero energy building). Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se ndërtimi i kësaj godine në Bulevardine ri shënon dhe fillimin e zhvillimit të Tiranës në veri të saj.