Bashkia e Tiranës i jep pronësinë e tokës Kishës së Shën Prokopit
02/11/2020 15:19

Ashtu si shumë objekte të tjera kulti në Shqipëri, të cilat ende sot nuk janë pajisur me një certifikatë pronësie, edhe Kisha e Shën Prokopit në Tiranë nuk e dispononte një dokument të tillë, çka mbante peng edhe projektin për rikthimin në identitet të saj. Pas vendimit unanim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj, i dorëzoi dokumentin që i jep pronësinë e tokës mbi të cilën është ngritur, Kishës së Shën Prokopit, në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës. Kjo i hap rrugën edhe rindërtimit të objektit fetar, që daton plot 240 vite më parë. “Besoj se është një bekim i madh për të gjithë, e jo vetëm për ju që shërbeni në Kishën e Shën Prokopit, apo komunitetin ortodoks. Perëndia na ka dhënë vullnetin të shërbejmë me dinjitet dhe ta bëjmë atë si duhet,” u shpreh mes të tjerash Veliaj, gjatë dorëzimit të kontratës së dhurimit Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasit. Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Anastas, duke i shprehur mirënjohjen e tij kryebashkiakut Veliaj, e përgëzoi në veçanti atë për transformimin që po kryen në Tiranë. “Përgëzime për punën këtu në Tiranë,” tha ndër të tjera ai. Në vitin 1967, edhe Kisha e Shën Prokopit pësoi fatin e të gjitha objekteve të tjera të kultit. Ajo u gjymtua dhe në vend të saj u ngrit kafe-restorant “Liqeni”. Por edhe pas rikthimit të funksionit të mëparshëm, 30 vite më vonë, kjo kishë ende sot nuk ka arritur dot të marrë pamjen dhe as lavdinë e dikurshme. Bashkia e Tiranës, përmes projektit të saj, do të rikthejë në identitetin e saj të hershëm Kishën e Shën Prokopit, pjesë e rehabilitimit të një tjetër xhevahiri në Tiranë

Top Channel/ Aksident me vdekje në Shkodër, automjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllën
09/03 21:30
Top News- Berisha: 12 Marsi, ditë e madhe, nënshtrimi ndaj këtij regjimi një gabim i pafalshëm
09/03 21:25
Top Channel/ Të shtëna me armë në Shkodër, arrestohet shoferi, në kërkim pasagjeri
09/03 19:50
Top Channel/ Dënohen Bardhi e Balliu, falet Balla! Etika përjashton me 10 ditë demokratët
09/03 19:49
Top Channel/ Protesta e opozitës më 12 mars, Berisha zbulon orën e tubimit para Kuvendit
09/03 19:48
Top Channel/ Gjykim për “Ranën e Hedhur”, 9 të pandehur për ndërtimet pa leje
09/03 19:47
Top News – Shqipëria në krah të Turqisë / Rama: Dënojmë sulmin me raketë balistike të Iranit
09/03 19:45
Top Channel/ “12 marsi është një ditë e madhe”, Berisha: Protesta do të mbahet në orën 10 para Kuvendit
09/03 19:16
Top Channel/ Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni, dilni në shesh
09/03 19:01
Top Channel/ “Duhet t’i dilni zot vendit tuaj”, Berisha: Rama po shkatërron ëndrrën europiane
09/03 19:01
Top Channel/ Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha: Ky shesh do t’i jap fund regjimit të…
09/03 19:00
Top News – Shoferi rebel s’i bindet Policisë / Pasagjeri qëllon me armë në ajër në Shkodër
09/03 18:36
Top News – Kapet i dënuari për drogë / Fshihej në fshatin Pishkash, tentoi t’i ikte Policisë
09/03 18:35
Top Channel/ I dënuar me 9 vite burg nga GJKKO për grup kriminal, arrestohet në Elbasan 37-vjeçari
09/03 18:19
Top Channel/ Të shtëna me armë në Shkodër, zbardhen detajet: Pasagjeri nxori armën dhe qëlloi…
09/03 18:13
Top News – Nga periudha romake, në antikitetin e vonë/ Zbulohet vendbanimi arkeologjik në Lushnje
09/03 17:42
Top News – Transportonte emigrantë të paligjshëm. Kapet në aksion 23-vjeçari në Gjirokastër
09/03 17:20
Top News – Mijëra euro e dollarë në Berat, arrestohet për ‘pastrim parash’ 67-vjeçari
09/03 17:19
Top News- Osmani pret Kushtetuesen / Pastaj del me datë për zgjedhjet e reja parlamentare
09/03 17:02
Top News- Osmani pret Kushtetuesen / Pastaj del me datë për zgjedhjet e reja parlamentare
09/03 16:59
DIGITALB DIGITALB