Basha pas kthimit nga Thumana: Jemi në një krizë humanitare sepse shteti nuk po vepron
24/12/2019 12:35

Në një videomesazh pas vizitës nga Thumana, kryeopozitari Lulzim Basha akuzon strukturat shtetërore se nuk po veprojnë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve. Ai akuzon Qeverinë e Edi Ramës se po pasurohet mbi rrënojat e tërmetit. “Vendit i duhet një qeveri e përgjegjshme, që nuk pasurohet mbi rrënojat e tërmetit. Nga zgjidhja e krizës politike, varet ekonomia”, shprehet ndër të tjera kreu i Partisë Demokratike, i cili shton se vendi është në një krizë të thellë humanitare, ekonomike, sociale, politike dhe kushtetuese. Reagimi i plotë Të dashur miq, jam rrugës për kthim në Tiranë nga Thumana, ku për dy orë vizitova shumë familje të cilat janë në gjendje të mjerueshme. Pas një zallamahie propagande ata janë krejtësisht të harruar, të braktisur. Ndërkohë që ftohja e motit dhe shirat i kanë nxjerrë jashtë përdorimit çadrat prej plastmasi apo çadrat verore me të cilat janë pajisur një pjesë prej tyre. Dëshpërimi mbretëron kudo, varfëria është thelluar dhe tashmë ka nisur një pasojë tjetër e tmerrshme e kësaj krize humanitare. Ka shumë fëmijë të sëmurë, ka shumë të moshuar në nevojë për kujdes mjekësor për të cilët kanë nevojë por të cilët e kanë plotësishtë të pamundur të marrin çdo shërbim aty ku janë apo të zhvendosen drejt spitaleve të Krujës, Tiranës apo të Laçit. Kjo është gjendja e harresës totale, e braktisjes totale të shtetit prej kartoni, e shtetit të babëzisë dhe korrupsionit që është rrëzuar kohë para se tërmeti të rrëzonte shtëpitë e banorëve të Thumanës, Durrësit, Kurbinit dhe zonave të tjera të goditura rëndë. Jemi në një krizë humanitare, me përmasa të plota, e cila vetëm sa do të thellohet. Sepse shteti nuk po vepron. Qeveria dhe kryeministri e kanë mendjen tek parada mediatike, propaganda dhe po bëjnë gati të ngrenë mbi rrënojat e tërmetit një tjetër megaaferë korruptive, vjedhje, zhvatje dhe grabitje. Vendi është në një krizë të thellë humanitare, ekonomike, sociale, politike dhe kushtetuese. Ruga për ta zgjidhur këtë krizë duhet të nisë me përpjekjet e të gjithë shqiptarëve pa dallime partiake, për të patur një qeveri të përgjegjshme. Një qeveri e cila ndihmon në kapërcimin e pasojave të tërmetit dhe bën gati të gjitha masat dhe të gjitha instrumentet për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të goditur kaq rëndë dhe për të ndalur rrokullisjen e ekonomisë kombëtare, në një greminë edhe më të thellë. Nga zgjidhja e krizës politike, kalon edhe zgjidhja e krizës ekonomike, kalon edhe shpëtimi i dhjetëra mijëra familjeve të cilat ndodhen si asnjëherë në mëshirën e fatit. Kjo është sot emergjenca e vërtetë kombëtare e vendit. Ju përshëndes edhe një herë në kthim nga Thumana.

Top Channel/ ‘Refuzojmë shantazhin ndaj prindërve’, Këllici në Kuvend: Mbështesim protestën dhe…
22/10 14:14
Top Channel/ Protestuesit largohen nga Kuvendi, marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë
22/10 13:41
Top Channel/ Balla akuza PD: Ka paguar 100 mijë lekë për protestuesit, 115 zjarrvënës fshihen në…
22/10 12:46
Top Channel/’Fundi i sistemit zgjidhje e përgjithshme’, Berisha: PD në mbështetje të protestuesve
22/10 12:45
Top Channel/“ Ju jeni dele” Këllici dhe Noka thërrasin në Kuvend: Republika e Ronit dhe…
22/10 11:12
Top Channel/ “Do të të…”, deputetët e PD kapen me grushte me mazhorancën në Kuvend
22/10 11:07
Top Channel/ Seanca kalon në votim, Opozita përplas tavolinat, tensione në Kuvend
22/10 11:01
Top Channel/ Momenti kur Noka ju merr deputeteve te PS kartonat e votimit, tensione e përplasje…
22/10 10:54
Top Channel/Përplasje fizike në seancë, deputetët e PD përpiqen të pengojnë votimin. Kreka gjuan me…
22/10 10:54
Top Channel/ Deputetët socialistë votojnë në Kuvend, Spiropali nuk mban kartonin jeshil…
22/10 10:38
Top Channel/ Nis seanca në Kuvend, tensionohet situata, opozita bllokon foltoren, garda…
22/10 10:36
Top Channel/ Seanca nis me tensione, Noka sulmon Ballën dhe I heq mikrofoni, ndërpritet…
22/10 10:35
Top Channel/ Seanca në Kuvend, policia merr masa, një zjarrfikëse brenda oborrit të Parlamentit
22/10 09:13
Top Channel/ ‘Lëvizje liberatore si 90’’, Berisha për protestën: 2000 mercenarë janë veshur…
21/10 13:56
Top Channel/ ‘Zgjidh fatin e Ramizit ose të Causheskut’, Berisha-Ramës: Dorëhiqu, ata që…
21/10 13:40
Top Channel/ ‘S’ka asnjë lëvizje Antifa’,Berisha:Në këtë protestë ka fëmijë të rritur vetëm…
21/10 13:31
Top Channel/ ‘Hipokrizi, ky s’mund të flasë për dëmtime’, Berisha për Ramën: Me narkoshtetin…
21/10 13:29
Top Channel/“Dhunë e orkestruar”,Rama me drejtuesit e bankave:S’ka lidhje me fantazmat e së kaluarës
21/10 13:06
Top Channel/ Rama: Dora ime është e shtrirë / Kryeministri fton sërish protestuesit në dialog
21/10 12:36
Top Channel/ ‘Nuk ka asnjë shans që dhuna ti imponohet kryeqytetit’, Rama: Janë të verbër, por…
21/10 12:25