Kryesocialisti Edi Rama promovoi në Elbasan platformën Deputeti që Duam. Partia Demokratike tha Edi Rama, nuk ka reflektuar, nuk ka një program ndërsa Lulzim Bashën e quajti lider zëvendësues dezhurni. Kur PD merr çelësat e shtëpisë, tha Rama, e bën rrëmujë ndërsa kur çelësat i ka PS vendos rregull dhe pastërti. Këtë e ilustroi me një shembull nga Elbasani.