Basha: Laçianët diskriminohen/ Kreu i PD takon banorët e dëmtuar në zonën e lacit
14/12/2019 19:35

Kryetari Lulzim Basha ndodhej sot pranë 50 familjeve te cilat pas tërmetit po strehohen ne Kishën e Shën Mhillit ne Laç, një pjese e së cilës rrezikon te shembet. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i PD-së shkruan se kisha ka pësuar dëme të mëdha, një pjesë rrezikon të shembet. Në postimin e tij, Basha akuzon qeverinë, duke thënë se është ajo që po ndan njerëzit dhe se çdo ditë po del qartë mënyra si janë vlerësuar objektet, duke shtuar se është kriminale që qeveria të rrezikojë jetën e qytetarëve vetëm që të mos prekë lekët që u jep oligarkëve! “Kisha 100 vjeçare e Shën Mhillit në Laç, prej 18 ditësh siguron ushqim dhe strehon 50 familje në oborrin e saj, për të cilat nuk është kujdesur askush. Vetë ndërtesa e kishës ka pësuar dëme të mëdha. Edhe pse kanë kërkuar ndihmë urgjente pasi një pjesë e saj, rrezikon të shembet duke rrezikuar kështu jetën e shërbyesëve të Zotit dhe të besimtarëve ende askush nuk i ka ndihmuar. Mirënjohje për ekspertët që i janë përgjigjur thirrjes se opozitës për të berë një vlerësim të gjendjes së kishës. Por natyrisht është detyrimi i shtetit të bejë vlerësimin dhe të japë zgjidhje për çdo objekt. Në këtë zonë askush përvec kishës dhe vullnetarëve nuk u ka ardhur në ndihmë fëmijëvë, të moshuarve, grave dhe burrave që tërmeti dhe qeveria i ka lënë jashtë, në qiell të hapur. Tërmeti nuk i ndau njerëzit, por qeveria po i ndan. Trajtimi preferencial dhe partiak apo në bazë të miqësive, është ankesa e përditshme në cdo zonë të goditur nga tragjedia. Çdo ditë po del më qartë e më shqetësuese mënyra se si janë vlerësuar objektet. Vlerësime të ndryshme për një objekt, verifikime me mjete qesharake nga punonjës te administratës pa asnjë kualifikim, janë kthyer në kembanë alarmi për rrezikun që u kanoset banorëve në qindra banesa. Është kriminale që qeveria të rrezikojë jetën e qytetarëve vetëm që të mos prekë lekët që u jep oligarkëve. Kjo është dhe arsyeja pse qeveria nuk angazhoi rreth 500 inxhinierë me eksperiencë për të kryer verifikimin e objekteve. Sepse rezultati duhet të jetë sipas interesit të qeverisë dhe jo sipas realitetit. Është pikërisht kjo neglizhencë kriminale që solli viktima ne Thumanë e Durrës me 26 nëntor. Nëse do të merreshin masa pas tërmetit te 21 shtatorit, shumë jetë do ishin shpëtuar. Propaganda, korrupsioni dhe paaftësia po kërcënojnë seriozisht edhe sot sigurinë e mijëra banorëve që po vuajnë edhe për bukën e gojës”.

Top Channel/ Sot Fitër Bajrami! Kreu i KMSH: Agjërimi forcoi solidaritetin dhe bashkimin
20/03 00:05
Pse rritet çmimi në Shqipëri më shumë se në Kosovë?! Ministria përplaset me Dudushin
19/03 23:35
“Taksa e qarkullimit mbush arkën e shtetit! Ministria të ketë respekt për veten”, Teliti ngre tonet
19/03 23:35
Top Channel/ Greqia: Nuk u përfshimë në luftë, opozita: raketat tona na futën në konflikt
19/03 23:23
Top Channel/ Qeveria miraton pagesat e transportit për ata që shërbejnë jashtë vendbanimit
19/03 23:23
Top Channel/ Netanjahu: Trump nuk merr urdhra, Izraeli s’e tërhoqi SHBA-në në luftë me Iranin sot
19/03 23:22
Top Channel/ “Je shumë e bukur…”, Rogerti ‘flirton’ me Brikenën: A ka mundësi që…
19/03 23:04
Top Channel/ Pak orë pas lirimit nga paraburgimi, reagon për herë të parë Gjesti: Jam penduar, por…
19/03 22:07
Top Channel/ Kriza në Ngushticën Hormuzit, Organizata Ndërkombëtare Detare thirrje urgjente për…
19/03 21:56
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme,Trump: Nuk do të dërgoj trupa në Iran, po të kisha plan nuk…
19/03 21:53
Top Channel/ “Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar…
19/03 21:53
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, administrata e SHBA shqyrton vendosjen e trupave tokësore në…
19/03 21:19
Top Channel/ Ja se si e festojnë besimtarët myslimanë përfundimin e Ramazanit në Korçë
19/03 21:12
Top News- Drejtori i burgut me ‘shtëpi bari’/ Dorëzohet në policinë e Elbasanit, mohon përfshirjen
19/03 20:33
Top Channel/ “Ka kimi mes nesh, por jam i martuar”, Brikena i kthehet ashpër Rogertit
19/03 20:25
Top Channel/ Shqipëria në Panairin e Librit në Leipzig, drejtoresha zgjedh librin e Ramës
19/03 20:16
Top News – Kërkesa e deputetëve të ‘Mundësisë’. Interpelancë me zv.kryeministren për Rrjollin
19/03 20:11
Top Channel/ Banda e “Bajrajve” në gjyq për krimin e bujshëm në Shkodër
19/03 20:01
Top Channel/ Gjyqi për eliminimin e 15-vjeçarit në Korçë, dosja e të miturit në gjykatë
19/03 19:57
Top Channel/ Vetëdorëzohet në polici drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa mohon akuzat
19/03 19:52
DIGITALB DIGITALB