Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka biseduar me disa prej të rinjve në Instagram për çështjen e arsimit. Basha e ka nisur me një pyetje “provokative” duke u kërkuar mendimin studentëve se çfarë do të bënin për një ditë si ministër Arsimi.