Basha: Anulojmë fiskalizimin/ Kreu i PD bën marrëveshje me personat më aftësi të kufizuar
13/04/2021 15:24

Lista e ligjeve dhe e koncesioneve që Lulzim Basha është zotuar se do i anulojë pas 25 Prillit është e gjatë, por së fundmi është shtuar edhe sistemi i fiskalizimit, të cilin demokratët e konsiderojnë aferë korruptive, e cila duhet hetuar. Lulzim Basha: Në fakt plani ynë është i qartë dhe i thjeshtë. Fiskalizimi do të anulohet! 600 deri në 2000 euro që duhet të paguajë biznesi i vogël, pasi i jepet fatura e energjisë dyfish krahasuar me dy vite më parë, pasi është rritur çmimi i naftës, pasi me çdo gjobë i merret fitimi i muajit, nganjëherë dhe i vitit. Kjo aferë do të hetohet deri në fund, ashtu siç kemi thënë prej ditës së parë, ashtu siç kemi denoncuar me fakte sepse për biznesin e vogël dhe të mesëm, që për ne fillon nga 140 milionë lekë të vjetra, do ketë një dhe vetëm një masë. 0.5% tavani i xhiros vjetore për taksat dhe tarifat vendore, një pullë fiskale në hyrje të biznesit, që do të ndalojë praninë e tatimorëve, janë dy garancitë që do të çlirojnë biznesin e vogël dhe të mesëm që është kolona vertebrale e ekonomisë. Kryedemokrati garanton se nuk do e prekë reformën në drejtësi, ndryshe nga sa e akuzon kundërshtari politik. Lulzim Basha nënshkroi publikisht një marrëveshje me përfaqësuesit e personave me aftësi të kufizuar, ku u zotua me shkrim se brenda 6 muajve të parë të qeverisjes së djathtë do të ndërhyhet dhe përmirësohet legjislacioni penal, administrativ, civil dhe ai noterisë; për të garantuar akses të barabartë për këtë kategori në cdo fushe. Për çdo individi me aftësi të kufizuar të prekur nga Covid- 19, premtohet mbështetje financiare përmes rimburisimit. Lulzim Basha: Marrëveshja na detyron që nga dita e parë e qeverisjes jo vetëm të korrigjojmë gabimet e rënda, do thoja fajet e rënda që kanë rënduar mbi kurrizin e dhjetëra mijëra personave me aftësi të kufizuara këto tetë vite, por mbi të gjitha na angazhon që standardin europian, cilësinë europiane të trajtimit të personave me aftësi të kufizuara ta kemi si synimin, objektivin dhe shënjestrën e çdo mase që do të marrim këtej e tutje si një qeveri e përgjegjshme. Me herët Basha u takua me të rinjtë e Farkës, të cilëve iu përsëriti angazhimin se Partia Demokratike do anulojë ligjin e arsimit te lartë.

Top Channel/ Flakë dhe tym te ‘Zogu i zi’, protestuesit djegin kazanët, heqin hekurat ndarëse dhe…
14/11 16:25
Top News – Berisha: SPAK është seksion i PS, zbaton urdhrat e Edi Ramës
14/11 16:24
Top News – Berisha s’ndal akuzat: Kushdo që ka grabitur, do të mbajë përgjegjësi
14/11 16:24
Top News – Berisha thirrje për protestë: Të largojmë Edi Ramën, të keqen më të madhe
14/11 16:23
Top News – Berisha: Samiti i NATO-s u anulua për shkak të lidhjeve të tij me krimin
14/11 16:23
Top News -Rama: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq, Ballukun nuk e kam mbrojtur!
14/11 16:19
Top News – Zgjedhjet vendore/ Rama në Asamblenë e PS: Duhet disiplinë ose s’ka fitore!
14/11 16:19
Top News – Protestat/ Rama: Flamingot dëgjuam, krijuam Praninë Besnike për të shqyrtuar çdo hall!
14/11 16:18
Top News – Asambleja/ Rama: Faqja e fundit drejt BE-së, përgatitjet për traktatin e anëtarësimit
14/11 16:18
Top Channel/ “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”, protestuesit hedhin koshin e mbeturinave ndaj policëve
14/11 16:17
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Ervin Demo dhe Albana Koçiu marrin drejtimin…
14/11 15:36
Top Channel/ Kryetari i PD komenton Asamblenë e PS, mesazh dhe Spiropalit: Kundër…
14/11 15:16
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 pritet të nisin përgatitjet
14/11 15:14
Top Channel/ A u kërkua përjashtimi i Spiropalit nga PS? Klosi: Ajo është anëtare e partisë
14/11 15:11
Top Channel/ Rama për Ballukun: E mbrojta sepse s’kishim pse ta paraburgosnim një kolege pa gjyq
14/11 15:06
Top Channel/Rama i përgjigjet protestës: Jam krenar për PS, vetëm ne funksionojmë me kronometër
14/11 15:05
Top Channel/Rama tregon incidentin në Dublin: “Me erdhi një vezë irlandeze…”
14/11 15:04
Top Channel/ Rama në Asamble: Të mobilizohet çdo qelizë e Partisë Socialiste
14/11 15:02
Top Channel/“Protesta u instrumentalizua politikisht”,Rama: U kthye në ofensivë dhune
14/11 15:02
Top Channel/ Tirana sot është kryeqytet europian, Rama: Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë
14/11 14:56