Basha: Aministi për “gjobat” e OSSHE/ Kryetari i PD: Do bëjmë anulimin e marrëveshjeve
05/04/2021 15:18

Në Durrës, një ndër qarqet ku Edi Rama kandidon, kryedemokrati Basha akuzoi ashpër kundërshtarin politik për lidhje me bandat ndërsa paralajmëroi pushtetarët se do iu konfiskojë pasuritë nëse PD vjen ne pushtet. “Ato marrëveshjet që ju bëjnë dhe ju detyrojnë të paguani 25-28 mijë e më shumë lekë në muaj, një organizate që quhet OSSHE dhe në vend që t’ju sjellë dritë, ju ka sjellë errësirë, dhe j’ua zbraz xhepat për të mbushur xhepat e Juel Çelës dhe bandës së tij që do ta shporrim më 25 prill.110 milionë euro gjoba që Edi Rama do t’i bjerë në qafë buxhetit të shtetit. Nuk do të paguhet nga buxheti i shtetit por ne do t’i konfiskojmë të gjithë pasurinë e pushtetarëve të korruptuar dhe të ortakëve të tyre, sepse paratë e taksave të shqiptarëve nuk do të shkojnë për të paguar tekat e pushtetarëve të korruptuar”, tha ai. Kryetari i Partisë Demorkatike u u premtoi durrsakëve amnisti në sektorin energjitik. “Ne do të bëjmë gjithçka që kjo faturë që rëndon mbi 335 mijë familjet shqiptare, e kam fjalën për atë marrëveshje. Unë ju garantoj se në sektorin energjitik, amnistia e parë që do të bëjmë është anulimi i këtyre marrëveshjeve dhe heqja së bashku e kësaj barre të rëndë ndaj këtyre 335 mijë familjeve shqiptare”, tha Basha. Në takimin me përfaqësues të komuniteteve të ardhura në Durrës, Basha e sulmoi Ramën edhe për premtimet e tij elektorale. Me herët Basha ishte në Koplik ku ironizoi fushatën e kryesocialistit. Në Malësi të Madhe, Basha u takua edhe me prodhues të bimëve medicinale ku zotua për një paketë subvencionesh që kap shifrën e 100 milion eurove, mbështetje e drejtpërdrejte për kultivuesit, prodhuesit dhe fermerët.

Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41
Top News- Berisha: Kërkesat e opozitës për Komisione Hetimore refuzohet sistematikisht pa debat
05/11 16:41
Top News – ‘Vendimet e Kushtetueses nuk zbatohen’, Berisha: Rama po bllokon rrugën drejt BE
05/11 16:41
Top News–‘Raporti i KE damkos Ramën’, Berisha: Në krahasim me Malin e Zi, Shqipëria është diktaturë
05/11 16:40