Banorët e Lalëzit: Këtu është luftë/ “Nuk marrim dot tapitë, na vijnë nga 5 palë pronarë”
08/11/2019 19:36

Tokat në Gjirin e Lalëzit dhe fshatin Hamallaj, prej disa vitesh po shfrytëzohen për ndërtime kompleksesh dhe resortesh. Por kjo hapësirë e bukur në anë të detit ka shkaktuar një luftë të gjatë që ka shkaktuar edhe viktima. I pari që humbi jetën në një atentat ishte gjyqtari Skerdilaj Konomi, ndërsa po punonte për t’i njohur familjes së tij pronësinë e qindra hektarë toke në atë zonë. Së fundmi, thuhet se për toka e këtij bregdeti, prokurori Arjan Ndoja së bashku me Alekandër Lahon dhe shoferin e tij Andi Malokun, ranë preh e atentatit të datës 1 nëntor. Shoferi i prokurorit, për shkak të plumbave që mori në gjoks dhe kraharor, u nda nga jeta, pasditen e së enjtes. Por fillimet e përplasjeve për pronat në gjirin e Lalëzit, datojnë shumë më herët. Banorët e zonës së Hamallajt u përleshën me policinë 9 vitë më parë, ndërsa sot tregojnë problemet që ka toka në të cilën ata jetojnë “Shtëpitë janë të palegalizuara të gjitha. Janë bërë tre herë regjistrimet për legalizim. Shkon atje dhe thonë jo, nuk na lënë. Jo vetëm sot por gjithmonë na kanë thënë që nuk na lënë. Se kush nuk i lë, as ata vet nuk mund të tregojnë dot, sepse edhe ata kanë hallet e veta. Çdo njeri që vjen..mbi 5-6 pronarë kanë ardhur..jo kjo është e imja, jo kjo e imja. Na dhanë toka pak me u pasuru vet. Gjirin e Lalëzit këtu e kanë grabitur këmbë e kokë. Nuk merret dot hipoteka. Dokumenti nuk merret. Se këtu është nami…këtu është luftë e madhe”, shprehen banorët.

Top Channel/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me…
26/03 22:30
Top News- Blinken flet për ‘non gratën’ e Berishës: Unë qëndroj pas sanksioneve, asnjë dyshim
26/03 22:22
Top News- Banesa përfshihet nga flakët në Durrës, alarm tek banorët e pallateve
26/03 21:12
Top Channel/ Gjyqi për kreun e BKH, Gentian Ndoj padit KLP që votoi Joni Ketën
26/03 20:23
Top Channel/ Arjon me showroom gjigant! Oferta deri në 70% në kompanin 30-vjeçare
26/03 20:06
Top Channel/ Kushtetuesja rrëzon Berberin, ish-kreu i ARRSH mbetet në burg
26/03 20:02
Top News – Forumi MatchMaker, roli i AKEP si ndërlidhës mes bizneseve
26/03 19:25
Top News – Forumi i organizuar nga AIDA / Edicioni i dytë i Match-Maker Albania për bizneset
26/03 18:21
Top Channel/ Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga ‘varrezat’ e mjeteve, Rama publikon videon
26/03 17:31
Top News – Protesta e Akademia e Arteve. Ina Zhupa mbështet kërkesat e pedagogëve
26/03 17:12
Top News – Puna për reformën zgjedhore. ODIHR takon dy bashkëkryetarët e komisionit parlamentar
26/03 17:11
Top Channel/ E varros bashkia, 9 fëmijët e 80-vjeçarit që vrau gruan nuk marrin trupin e babait
26/03 15:34
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur
26/03 15:21
Top News – ‘SPAK nuk ekziston më’. Berisha: Antikorrupsioni, tani në dorë të qytetarëve
26/03 15:06
Top News – ‘Nuk jemi më të korruptuar se të tjerët’. Rama: Europa të shihet në pasqyrë
26/03 14:47
Top News- Operacion antidrogë në Bulqizë e Durrës/ Arrestohet pronari i një lokali dhe një 36-vjeçar
26/03 14:37
Top News- ‘Antarësimi pa të drejtë vetoje’/ EWB: Marta Kos refuzon idenë e Ramës dhe Vuçiç
26/03 13:51
Top News – QSUT nuk do kryejë analiza. Mungojnë fondet, ministrja: Po marrim të dhëna
26/03 13:23
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Gonxhe: Duam të kemi një model që lehtëson mundësinë e…
26/03 13:13
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Karakaçi: Sot kemi një bursë energjetike funksionale, do të…
26/03 13:11