Kredia për ekonominë u rrit me 15 miliardë lekë, 120 milionë euro, në 3 muajt e parë të vitit, teksa bankat kanë financuar më shumë parà për biznesin dhe familjet. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në mars, huaja që bankat kanë dhënë për ekonominë arriti në 547 miliardë lekë, nga 532 miliardë që ishte në fund të vitit të kaluar.