Bakteri i rrezikshëm vrau një polic, dyshohen dhe dy viktima të tjera
10/01/2020 14:29

Në Shqipëri dyshohet se po qarkullon bakteri që shkakton sëmundjen e meningokoksemisë. Brenda 48 orëve dyshohet se kanë humbur jetën tre persona, përfshirë edhe policin 27 vjeçar që humbi jetën dy ditë më parë. Gjithashtu, një djalë 30 vjeç nga Durrësi dhe një grua 33-vjeç nga Tirana, të cilët ndonëse iu nënshtruan një terapie intensive në reanimacion, humbën jetën. Por Instituti i Shëndetit Publik, përveç rastit të policit është duke hetuar ende, për të konfirmuar nëse dy rastet e tjera janë prekur nga bakteri vdekjeprurës. Por çfarë është bakteri i meningokoksemisë? Bakteri që shkakton sëmundjen e meningokoksemisë përhapet nëpërmjet sparklave apo sekrecioneve respiratore. Zakonisht ky bakter shfaqet në periudhën kur qarkullojnë dhe viroza të shumta stinore. Sipas mjekëve një pjesë e pacientëve të prekur nga ky bakter që njihet si neisseria e meningjitit. Por jo të gjitha rastet kalojnë në meningjit. Në rastin e meningokoksemisë, bakteri prek gjakun e pacientit duke shkaktuar dhe humbje të jetës. Kjo sëmundje prek më së shumti fëmijë e vegjël, për shkak të mungesës së imunitetit. Sipas mjekëve diagnoza e menjëhershme është e vështirë, pasi ka simptoma të ngjashme me një sëmundje virale. Ekspertët e shëndetit publik dhe mjekët infeksionistë thonë se nuk ka vend për panik, pasi janë raste sporadike dhe çdo vit ka të tilla. Një vit më parë humbi jetën një person. Mjekët këshillojnë vaksinim të fëmijëve për serogrupet B dhe C, që predominojnë në Europë. Por, vaksina nuk është në kalendarin e detyrueshëm. 27-vjeçari, Mariglen Mestani është shuan nga jeta pasi ka luftuar plot 12 orë me vdekjen. Shkak për vdekjen e tij të parakohshme ka qenë temperatura e lartë, pas një infeksioni. Mestani punonte prej 6 vitesh si efektiv i Rrugores në Tiranë.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48