Babai vret të birin në Prishtinë, përcillet sot në banesën e fundit Albert Krasniqi
28/01/2021 12:38

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen në Prishtinë të biznesmenit Albert Krasniqi. Autoritetet njoftuan se për këtë ngjarje është është arrestuar personi i dyshuar për vrasje, ndërsa u konfiskua edhe një armë që dyshohet të jetë përdorur. Por policia, e cila u njoftua rreth orës 17 të ditës së djeshme për ngjarjen në rrugën “Ndue Perlleshi”, thotë se hetimet vazhdojnë. Gjatë së mërkurës u raportua se biznesmeni Skënder Krasniqi vrau të birin Albert Krasniqi dhe më pas ka njoftuar policinë për aktin. Organi i hetimit tha se prokurori i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka konsideruar rastin si ‘Vrasje e rëndë’. Edhe prokuroria tha se është ndaluar një i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Sipas zëdhënëses së Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj, po bashkëpunohet me Policinë për zbulimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”. Albert Krasniqi ishte bërë i njohur për publikun për përfshirjen në industrinë e muzikës si dhe për martesën e tij me ish-miss Kosovën, Besa Gashi, me të cilën para disa ditësh ishte ndarë. Çifti ka një vajzë. Familja e të ndjerit njoftoi se varrimi i Albert Krasniqit bëhet sot në orën 15:00.

Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25