“Fiks Fare” solli mbrëmjen e së martës një ngjarje tronditëse. Një inçest brenda familjes. Një baba që abuzon sistematikisht me vajzën e tij për 3 vite me radhë e për të mos mjaftuar vetëm kjo, babai e dhunonte të bijën që ajo të mos tregonte. Vajza është dhunuar nga i ati që në moshën 15 vjeçare dhe vetëm pas tre vitesh morri kurajën ta denonconte atë. Fiks Fare në investigimin e tij rrëfen për situata që kalojne çdo kufi shoqëror.