Vetëm pak ditë më parë Japonia inauguroi ambasadën e saj në Tiranë. Kësaj ngjarjeje iu kushtua rëndësia maksimale nga Tokio, pasi për këtë ceremoni kishte ardhur ministri i Shtetit për Çështjet e Jashtme, i cili është dhe vëllai i kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.