Një autobuz i ri elektrik pa shofer ka nisur të operojë në qytetin jugor spanjoll të Malaga, sipas një projekti i prezantuar si i pari në Evropë. Autobuzi nisi rrugëtimet prej të shtunës dhe është i pajisur me sensorë e kamera sigurie. Ai do të bëjë itinerarin nga porti i Malagas drejt qendrës së qytetit që arrin në tetë kilometra, të cilën e përshkon gjashtë herë në ditë.