Atentatori lihet në burg/ Redjan Rraja mohon akuzat, gjurmët iu gjetën në makinën me armë
06/11/2019 19:37

Kqyrja balsitike konfirmoi për prokurorët se njëri nga kallashnikovët e gjetur në automjetin e braktisur në Shkafanë është përdorur për të qëlluar me breshëri ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy të tjerëve. Por prokurorët pretendojnë se disponojnë pamje të kamerave të sigurisë që tregojnë se si po ndiqej automjeti i Arjan Ndojës nga dy mjete të tjera, ndërsa dyshojnë fort se sapo vrasësit kanë braktisur automjetin janë larguar nga një bashkëpunëtor i tyre që po i priste në fshatin Shkafanë. Si njëri ndër tre personat që besohet se gjendeshin në automjetin e vrasësve , i arrestuari i parë për atentatin , një ish-dentist në burg, doli para gjykatës. 34-vjeçari Redjan Rraja u la nën masën e sigurisë arrest me burg nga gjykata për Krimet e Rënda për një sërë veprash penale më e rënda ajo e vrasjes për shkak të cilësive te veçanta të ngelur në tentativë në dëm të prokurorit Arjan Ndoja si edhe shtetasve Aleksandër Laho dhe Andi Maloku. Redjan Rraja i ka mohuar akuzat, ndërkohë që policia po kërkon edhe dy persona të tjerë Por prova që e vendos Rrajën në pozita dyshuese është një gjurmë papilare në një palë syze, të cilat rraja kundërshton që janë të tijat dhe se ai nuk e ka idenë se si gjendeshin në këtë automjet. për qëndrimin tjetër të hetuesve të cilët i referohen qelizave të telefonit të tij, Rraja këmbëngul se udhëtonte shpesh në trekëndëshin Durrës-Tiranë-Nikël. Madje i dyshuari ka kërkuar ti shpjegohet se çfarë e lidhte atë me tre të plagosurit, të cilët ai pretendon se nuk i njeh. prokuroria nga ana e saj i adreson Rrajës veç akuzës së vrasjes së mbetur në tentativë në kuadër të grupit kriminal edhe veprën e vjedhjes së automjetit të përdorur në krim, që rezulton të jetë vjedhur në muajit shtator në qytetin e Lezhës, ndërsa targat në Tiranë. Sidoqoftë hetuesit po kërkojnë të vërtetojnë me prova motivet se përse u krye ky atentat dhe cilët janë organizatorët që pretendohet të kenë pajtuar vrasës me pagesë. Pavarësisht kësaj prokurorët dyshojnë se vrasësit kanë reaguar si një skuadër , që veç atyre që gjendeshin në makinën e atentatit . mbështeteshin edhe nga të tjerë me veprime kriminale të kryera në funksion të ngjarjes së 1 nëntorit.

Top Channel/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me…
26/03 22:30
Top News- Blinken flet për ‘non gratën’ e Berishës: Unë qëndroj pas sanksioneve, asnjë dyshim
26/03 22:22
Top News- Banesa përfshihet nga flakët në Durrës, alarm tek banorët e pallateve
26/03 21:12
Top Channel/ Gjyqi për kreun e BKH, Gentian Ndoj padit KLP që votoi Joni Ketën
26/03 20:23
Top Channel/ Arjon me showroom gjigant! Oferta deri në 70% në kompanin 30-vjeçare
26/03 20:06
Top Channel/ Kushtetuesja rrëzon Berberin, ish-kreu i ARRSH mbetet në burg
26/03 20:02
Top News – Forumi MatchMaker, roli i AKEP si ndërlidhës mes bizneseve
26/03 19:25
Top News – Forumi i organizuar nga AIDA / Edicioni i dytë i Match-Maker Albania për bizneset
26/03 18:21
Top Channel/ Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga ‘varrezat’ e mjeteve, Rama publikon videon
26/03 17:31
Top News – Protesta e Akademia e Arteve. Ina Zhupa mbështet kërkesat e pedagogëve
26/03 17:12
Top News – Puna për reformën zgjedhore. ODIHR takon dy bashkëkryetarët e komisionit parlamentar
26/03 17:11
Top Channel/ E varros bashkia, 9 fëmijët e 80-vjeçarit që vrau gruan nuk marrin trupin e babait
26/03 15:34
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur
26/03 15:21
Top News – ‘SPAK nuk ekziston më’. Berisha: Antikorrupsioni, tani në dorë të qytetarëve
26/03 15:06
Top News – ‘Nuk jemi më të korruptuar se të tjerët’. Rama: Europa të shihet në pasqyrë
26/03 14:47
Top News- Operacion antidrogë në Bulqizë e Durrës/ Arrestohet pronari i një lokali dhe një 36-vjeçar
26/03 14:37
Top News- ‘Antarësimi pa të drejtë vetoje’/ EWB: Marta Kos refuzon idenë e Ramës dhe Vuçiç
26/03 13:51
Top News – QSUT nuk do kryejë analiza. Mungojnë fondet, ministrja: Po marrim të dhëna
26/03 13:23
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Gonxhe: Duam të kemi një model që lehtëson mundësinë e…
26/03 13:13
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Karakaçi: Sot kemi një bursë energjetike funksionale, do të…
26/03 13:11