Atentati nga një grup kriminal- Do verifikohen dosjet hetimore të prokurorit Arian Ndoji
02/11/2019 15:34

Automjetet e blinduara të Forcave Speciale janë rikthyer sërish në qytetin e Durrësit dhe sërish për ngjarje që kanë lidhje me krimin e organizuar. Kësaj radhe breshëritë e kallashnikovit kane lënë të plagosur prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja, shtetasin Aleksander Laho dhe drejtuesin e mjetit Andi Maloku , i cili po lufton për jetën në spitalin e Traumës. Për të gjetur se kush ishte shënjestra e atentatit , prokuroria e ka regjistruar çështjen për grup të strukturuar kriminal dhe vrasje në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë. Ndonëse kanë marrë në spital deklaratën e prokurorit Arjan Ndoja që këmbëngul se nuk ishte ai shënjestra e atentatit, kolegët e tij të Krimeve të Rënda sidoqoftë nuk e përjashtojnë edhe këtë pistë. Por ndërkohë nga ana tjetër policia ka kryer në orët në vazhdim shoqërime të shtetasve që kanë probleme me ligjin, apo që kanë qenë të skeduar, duke marrë edhe deklaratat e tyre. Mes të shoqëruarve që më pas u lanë të lirë janë Plarent Dervishi dhe Julian Mece, të cilët kishin alibi mbi momentet kur ndërkohë në autostradë automjeti ku udhëtonte prokurori Ndoja po ndiqej nga një tjetër makinë dhe kur brenda pak sekondave , ata u nxorën nga rruga dhe u lanë të plagosur në mbikalim. Policia do t’i rikthehet sërish të plagosurve për të marrë detaje që do ta ndihmonin, ndonëse pritshmëritë i ka të ulëta. Por grupi i hetimit po diskuton që pas ekspertizave dhe kqyrjeve të rëndësishme mes tyre edhe ndaj një automjeti të braktisur, ta pyesë prokurorin Ndoja mbi dosjen që ai ka nën hetim. Sakaq e njëjta dëshmi do t’i merret edhe Aleksandër Lahos, i njohur me pseudonimin “Rrumi” e që gjithashtu është i njohur edhe për konfliktet e tokave në gjirin e Lalëzit. Prokuroria kreu ekspertizë në perimetër të gjerë dhe tani do presë, ndonëse në vendngjarje kanë harruar targën e automjetit me të cilin udhëtonte prokurori Arjan Ndoja.

Top News-Parandalohet krimi në Paskuqan/ Arrestohet me eksploziv e maskë silikoni autori
06/04 10:48
Top News- Artemis sjell imazhet fantastike/ Gjithnjë e më pranë Hënës, NASA jep detajet
06/04 10:47
Top Channel/ “Më tha hajde se ka ndodhur një shpërthim”,berberhania i’u shkatërrua, pronari:Nuk kam…
06/04 10:40
Rama ‘futi në sherr’ Kurtin me Osmanin/ Analisti: Kurti xheloz/ S’e pranonte dot të bëhej hije e…
06/04 10:13
“Inshallah s’ju ka pirë sorra mendtë”/ Osmani lë presidencën, politika në ‘flakë’ | Breaking
06/04 10:12
Top News – Negociata për armëpushim. Shanse të ulëta për marrëveshje mes SHBA dhe Iranit
06/04 10:10
Top News – Irani paralajmëron SHBA-në. Teherani- Hakmarrje nëse sulmon civilët
06/04 10:10
Top News- Shpërthen bombola e gazit, shkatërrohen biznese e makina në Lezhë
06/04 09:54
Top Channel/ Lëvizte me eksploziv dhe armë, pranga 37-vjeçarit në Tiranë
06/04 09:52
Top News – Rritet ndjeshëm çmimi i naftës. Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit shtojnë kostot
06/04 09:52
Top News – Shpërthen bombola e gazit, shkatërrohen biznese e makina në Lezhë
06/04 09:38
Top Channel/ Pas shpërthimit të bombulës së gazit në Lezhë, ja çfarë ka mbetur nga…
06/04 09:19
Top Channel/ Shpërthimi i fuqishëm në një byrektore në Lezhë, pamje nga vendngjarja, xhama dhe…
06/04 09:19
Top Channel/ U emërua pas arratisjes së Ndocit. Humb jetën ish-drejtori i komanduar i burgut të Durrësit
05/04 22:13
Top News – Takimi i Ramës te Njësi 5. Braçe-E pakuptueshme si mund të shmanget deputeti
05/04 21:34
Top Channel/ 68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, flasin fqinjët: Dhunonte motrat
05/04 20:36
Top News- ‘S’jam kundër PS’, Braçe revoltohet për takimet e Ramës: Delir heqja e deputetit nga zona
05/04 20:20
Top Channel/ Nga librat e ndaluar te harmonia fetare, Rama në një rrëfim ndryshe në “Exclusive”
05/04 19:52
Top Channel/ Dekori i vezëve të Pashkës. Çelet për herë të parë një ekspozitë ndërkombëtare në Korçë
05/04 19:46
Top Channel/ Një tjetër emigrant humb jetën. U gjet i vdekur në Nivicë, 19 vjeçari nga Egjipti
05/04 19:37