Atentati me bombë mbeti në mes/ Si u zbulua konspiracioni për eliminimin e Domart Konjarit
05/04/2021 15:07

Më 18 tetor të 2019-ës, pikërisht këtu në rrugën Ramazan Bogandi, pranë ish frigoriferit në Tiranë, iu vu një sasi eksplozivi një automjeti tip Benz. Shpërthimi u krye në distancë pa shkaktuar dëme në njerëz. Automjeti rezulton të ishte në pronësi të Artion Bylykut, i cili është edhe kunati i Domart Konjarit. Detajet e kësaj ngjarjeje dolën në dritë, pas deklarimeve në prokurori të të arrestuarit Enver Jamaku, i cili së bashku me kushëririn e tij Ermond Jamakun, kryen atentatin e dështuar. Por historia e kësaj ngjarjeje, bazuar deklarimeve të tij është më e gjerë. Shënjestra nuk ishte Bylyku, por Domart Konjari. Kushërinjtë Jamaku, ishin porositur nga Flor Abazi, Blendi Deda dhe Paris Deda, për eleminimin fizik të Konjarit. Të tre porositësit, u arrestuan në datën 1 prill të këtij viti, pasi ishin pjesë e grupit të strukturuar për modifikimin dhe shitjen e armëve, me 18 baza në Tiranë. Ata, u kishin premtuar kushërinjve Jamaku, shuma të mëdha parash për të kryer këtë atentat. Në dispozicion u kishin vënë një makinë për të ndjekur shënjestrën për disa ditë, duke iu dhënë edhe një fotografi të Konjarit dhe makinës me të cilën ai lëvizte. Porositësit, u dhanë edhe dy mina me shpërthim të telekomanduar për të realizuar vrasjen, që mbeti në tentativë. Deklarimet e Enver Jamakut, zbardhën edhe dy ngjarje të tjera kriminale, që po ashtu mbetën në tentativë. Atentati i dështuar ndaj avokatit Paulin Papleka dhe shpërthimi në banesën e Edmond Saraçit. Kushërinjtë Jamaku u arrestuan në shkurt të këtij viti, pasi në datën 9 të po të njëjtit muaj, i vendosën tritol makinës së Gjon Menës, në Kamëz, i cili mori plagë të lehta në këmbë. Deklarimet që Enver Jamaku dha përpara hetuesve, çuan edhe në zbulimin e grupit të strukturuar, ku u arrestuan 9 persona dhe dy u shpallën në kërkim, pasi modifikonin dhe shisnin armë tek grupet kriminale për të kryer vrasje apo dhënë edhe mesazhe.

Top Channel/ Protesta në ditën e 20-të. Të rinjtë marshuan nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
01/11 23:07
Top Channel/ “Gen Z” shkund Europën. Molotovë dhe përplasje me policinë nga Franca në Gjermani
01/11 23:05
Top Channel/ Trafik i rënduar në Balldren-Milot. Fundjava sjell sërish radhë e kaos në qarkullim
01/11 22:20
Top Channel/ Aksident i trefishtë në Lushnje. Nga përplasja e mjeteve në seri u bllokua edhe rruga
01/11 22:16
Top Channel/ Iliana Yotova, fiton në Bullgari. Mund rivalin pro-perëndimor
01/11 22:15
Top Channel/ Tragjedia që përmbysi pushtetin. Në Novi Sad kërkohet vënia e drejtësisë
01/11 22:14
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, një automjet i përmbysur në rrugë, tre të lënduar
01/11 20:56
Top New- Fundjava ‘paralizon’ aksi Balldren-Milot, kolona kilometrike automjetesh
01/11 20:45
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top News- Shpërthen Erion Braçe- Jo, nuk është e vërtet që biznesi vogël do paguajë taksë
01/11 20:31
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top Channel / Kosovë, vret djalin dhe mbesën. Arrestohet 65-vjeçari, nuk dihen shkaqet
01/11 19:52
Top Channel / Rama: Administrata do monitorohet. Prezanton “Pasqyrë Albania”
01/11 19:43
Top Channel / Mielli, AKU mangësi në kontrolle. Raporti i KLSH: U importuan 2.1 mln tonë drithëra
01/11 19:35
Top Channel / Buka, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues
01/11 19:32
Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot
01/11 18:55
Top News- Berisha përmend “Pranverën Arabe”, çfarë po paralajmëron kreu demokrat?
01/11 18:15