Para atentatit, në Gjykatën e Apelit Durrës, është zhvilluar një proces që lidhet me tokat në Gjirin e Lalëzit, ku njëri nga palët është lidhje e largët e gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi. Seanca është mbajtur në datën 29 tetor dhe palë është prokuroria që ka apeluar vendimin ndaj Daniel Shandros, i shpallur i pafajshëm, dhe avokatit Arian Myderrizit, i dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim.