Atentat shefit të Policisë në Malësinë e Madhe, babai i autorit: Do jem polic në kapjen e djalit!
14/10/2020 15:01

Arben Hasanaj, babai i Ilirjan Hasanaj autorit që dyshohet se i ka bërë atentat shefit të policisë bashkiake në Malësinë e Madhe, i bën thirrje të birit të dorëzohet, duke deklaruar se do të jetë polic në kapjen e tij, duke bashkëpunuar me drejtësinë. Ai i ka bërë thirrje gjithkujt që ka informacione për të birin të ndihmojë drejtësinë. Hasanaj deklaron se nuk ka pasur kurë konflikte me me familjen e shefit të policisë bashkiake. Ai shton se sa i përket dyshimeve nëse i biri është përdorur për një atentat me pagesë ai ka thënë se nuk ka dijeni, por nëse djali i tij e ka bërë një gjë të tillë do të mbajë përgjegjësi. Sipas rindërtimit të parë të ngjarjes së ndodhur mesditën e 11 tetorit në Shkodër, Ilirjan Hasanaj I është afruar mjetit të kreut të bluve dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke plagosur Mentor Hasanajn dhe babain e tij, ndërsa shpëtoi pa lëndime e shoqja. pista kryesore ne të cilën po heton aktualisht policia, është ajo e shënjestrimit për shkak të detyrës. “Të dorëzohet në emrin tim. Do e përkrah do e mbështes e ta mbaj afër. Lutem me mish e me shpirt gjithkujt që e njeh dhe e dikton djalin tim të më njoftojë. Më bën nder. Unë nuk kam dijeni fare për djalin. Dy ditë para se të ndodhë ngjarja kam folur me të, e kam pas pranë, më ka dëgjuar dhe se imagjinoj pse ka ndodhur kjo punë. Familja e Hasanaj jetojnë në një fshat më larg se ne. Ajo është familje e respektuar, s’kemi pasur kurrë konflikte dhe asnjë lidhje me ta në kuptimin e keq të fjalës. Unë kam shumë respekt dhe është familje e mirë. Ka për të dalë e drejta tamam. Unë dua të gjej djalin. Unë mbështes policinë e shtetit. Unë kam qenë polic Kufiri dhe kam dalë në pension me dëshirë. Mua drejtori i policisë dhe të gjithë me radhë do më kenë sikur jam në polici. Dyshimet e policisë mundet të jenë të sakta dhe mundet të mos jenë. Unë nuk di gjë dhe skam fol me të. Në momentin e parë që kam me e pa, do e dorëzoj, nëse djali ka bë gabim ai do mbajë përgjegjësi. Nuk kam marrë kontakt me të polici. Kemi miqësi të ndërthur s’kemi pas kurrë probleme me ta. Nëse do të ndihmoni në këtë rast unë do jem polic në kapjen e djalit tim”.

Top Channel/ Antibiotikët po na bëjnë keq! Studimi: Ndikim deri 8 vite pas përdorimit
21/03 20:02
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ 22 vende bashkohen për Hormuzin! Ja shtetet që firmosën deklaratën
21/03 19:59
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top News- “Humoristët e tenxhereve, t’i harrojmë përrallat”, Rama shpërthen gjatë Asamblesë
21/03 19:30
Top News- “BE mision monitorimi…”, Rama flet për ecurinë e negociatave dhe kapitujt
21/03 19:30
Top News- Prefektët do të marrin fuqi tjetër, jo më firmosje por dhe punë në terren
21/03 19:30
Top News- “Çmimi i naftës do rritet më shumë”, Rama zbulon vendimet që do frenojnë shtrenjtimin
21/03 19:30
Top News- Rama mesazh socialistëve: Ne e kemi dorëzuar shpatën e sistemit gjyqësor
21/03 19:30
Top News- “Ligji për referendumet brenda këtij sesioni”, Rama flet dhe për parlamentin e ri
21/03 19:30
Top News- Dyfisho ndërmarrjen tënde, Rama zbulon nismën e re të qeverisë/ Çfarë synon?
21/03 19:30
Top News- “Negociatat në BE nuk kanë ndaluar”, Rama flet pas vendimit për Ballukun
21/03 19:30
Top News- Rama jep udhëzimet për partinë: Ne kemi bërë atë që se ka bërë askush
21/03 19:30
Top News- Berisha: Rama në rreth të kuq, PD mori mbështetje të plotë nga PPE
21/03 19:21
Top Channel/ Dhuna në familje, shqetësuese/ 252 raste në Elbasan, pak dënime
21/03 12:50
Top Channel/ Sindroma Down, sfida familjesh! Mungojnë qendrat për të rriturit në Shqipëri
21/03 12:46
Top Channel/ Rriten kostot në bujqësi, plehrat kimike dhe nafta shtrenjtojnë prodhimin bujqësor
21/03 12:22
Top News- Kthyen lavazhin në bazë droge/ Arrestohen dy persona në Sarandë, sekuestrohet kanabis
21/03 10:37
Top News- Aksion për lirimin e hapësirave publike në ish-Bllok/ Hiqen tavolinat dhe karriget
21/03 10:28
Top Channel/ Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy në pranga në Sarandë
21/03 10:02
DIGITALB DIGITALB