Atentat me bombë në Kamëz/ Shpërthen makina sapo u hap me pult, “shënjestra” me precedentë penalë
09/02/2021 15:41

Një atentat me bombë ndodhi mëngjesin e kësaj të marte rreth orës 10 në Kamëz. Gjon Mena, sapo doli nga shtepia e tij për të hapur makinën me pult, automjeti shperthen nga krahu i shoferi dhe ai mbetet i plagosur lehtë në këmbë. Ai u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. 35-vjeçari me origjinë nga Mirdita, me herët ka mbajtur emrin Altin Xhuxha. Ai rezulton një person me rekorde kriminale brenda dhe jashtë vendit. Mena, ka jetuar në Francë dhe Itali, ku është dënuar për vjedhje me armë dhe me dhunë, ndërsa në vendin tonë, ai ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje. Dyshimet paraprake te grupit hetimor, janë për konflikte që i plagosuri nga shpërthimi në makinën e tij, të ketë pasur me të tjerë së fundmi. Megjithatë, kjo është pista kryesore, pasi nuk përjashtohen edhe pista të tjera. Ndërkaq, grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë, si edhe ka marrë në pyetje familajrët e Gjon Menës, për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. Po ashtu pritet të merret në pyetje edhe vet Mena. Materialet, tashmë pritet që ti kalojnë prokurorisë së Tiranës, për veprime të tjera hetimore.

Top News – PD bojkoton mbledhjen për buxhetin: Kuvendi nuk është sallë konferenash për Petrit Malajn
29/10 09:45
Top Channel/ “Mbështesim pensionistët, investojmë në arsim…” Malaj prezanton pr/Buxheti 2027
29/10 09:42
Top Channel/ Alarmi i Veliajt: Jam né burg me vrasés serialë!
28/10 23:24
Top Channel/ Nga gjoba te “lista e zezë”! Miratohet paketa anti-dhunë, të gjitha ndryshimet
28/10 23:22
Top Channel/ Shqipëria abstenon për Kubën në OKB, miratohet rezoluta për embargon amerikane
28/10 23:19
Top Channel/“Kushte skandaloze”,avokati i Veliajt pas takimit në burgun e Fierit:Në një korridor me…
28/10 22:23
Top Channel/ ‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’, letra e Veliajt pas transferimit në burgun…
28/10 22:21
Top News- Rregullat e reja për protestat/ Rriten gjobat, ndalohet maskimi, kompensim bizneseve
28/10 22:10
Top News – Ambasdorja e BE takime në Kuvend/ Diskutime me Ballën për procesin e anëtarësimit në BE
28/10 21:53
Top News- Studentët në kërkim të mbështetjes/ Marshimi zhvendoset në korridoret e universiteteve
28/10 21:51
Top News- Republikanët letër Rubios për zyrtarët shqiptarë të korruptuar, kërkojnë masa urgjente
28/10 21:36
Top Channel/ Shtohen rastet me grip, ISHP: Qarkullojnë Covid dhe AH1N1
28/10 19:59
Top Channel/ Protesta, hyn në lojë antiterrori. Arrestohet një person dhe 17 të proceduar
28/10 19:54
Top Channel/ Shpëton syri i Erion Vishkullit, Ministria e Shëndetësisë: Operacioni kaloi me sukses
28/10 19:51
Top Channel/ Protesta e studentëve, për të tretën ditë radhazi shmangen incidentet
28/10 19:49
Top Channel/ Kufizim vizash zyrtarëve shqiptarë, dy kongresmenë amerikanë letër Rubios: Masa…
28/10 19:38
Top News – Apeli ‘siguron’ bojkotin e GJKKO. Avokatët mund të marrin pjesë pa rrezikuar licencën
28/10 18:00
Top Channel/ Protestohet në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hidhen fishekzjarr drejt policisë
28/10 17:31
Top Channel/ “Urgjencë kombëtare”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestohet në Kosovë
28/10 16:33
Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32