Një asteroid i gjerë 400 metra do të kalojë pranë Tokës të martën, më afër se distanca që ndan planetin tonë nga Hëna. Asteroidi nuk përbën rrezik për Tokën dhe do të jetë i padukshëm për syrin e njeriut. I njohur me emrin “2005 YU55”, objekti do të kalojë pranë Tokës në një distancë prej 325 mijë kilometrash, në 23:28.