Procesi i vaksinimit vijon në vendin tonë dhe në Tiranë ka marrë dozën e parë edhe artisti Reshat Arbana. Ministrja Ogerta Manastirliu është takuar me të pasi ai e mori vaksinën. Në profilin e saj ka shpërndarë edhe videon. “Duhet të rrini për 20 minuta këtu, duhet të tregoheni të kujdesshëm edhe për dy javë të tjera, do të merrni edhe dozën e dytë pas pak ditësh”, tha ministrja.