Arsimi në Kosovë, në krizë prej dy vitesh
20/01/2020 21:08

Arsimi në Kosovë është në krizë dhe fajtor për këtë është organizimi nga ana e ministrisë së arsimit, shkencës dhe teknologjisë. Në një konferencë të titulluar, Rrjeti i Kosovës për punësim dhe arsim, organizuar nga zyra e BE dhe qendra për arsimin në Kosovë, u prezantua raporti i monitorimit për zbatimin e planit strategjik të arsimit në Kosovë. Shefi i zyrës për bashkëpunim në zyrën e BE në Kosovë, Luigi Brusa, tha se fusha e arsimit në Kosovë ka shënuar ngecje, veçanërisht këto dy vitet e fundit. “Arsimi mbetet një pikë kritike ku institucionet e Kosovës nuk kanë performuar siç duhet. Ka një lloj ngecjeje në arsim, jo vetëm për shkak të kufizimeve buxhetore por edhe për shkak të atyre organizative”. Ai këshilloi ministrinë e arsimit që të fokusohet tek vlerësimi i mësimdhënësve, zhvillimi profesional i tyre, zhvillimin e legjislacionit në fushën e arsimit dhe nivelin e koordinimit mes nivelit qendror dhe atij lokal. Për drejtorin e qendrës për arsim në Kosovë, Dukagjin Pupovci, problem madhor në Kosovë është mungesa e implementimit të politikave. “Problemi madhor i politik bërjes në Kosovë është implementimi, pra duhet pranuar se sikurse edhe shumë vende të tjera në tranzicion Kosova ka elemente të një anarkie të organizuar e cila faktikisht nuk bënë të mundur që ato gjëra që janë planifikuar edhe të zbatohen ashtu si duhet”. Sipas tij, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, numri i nxënësve është zvogëluar për 20 përqind, kurse ai i mësimdhënësve është rritur për 3 përqind. Sidoqoftë, raporti nënvizon se pjesëmarrja e nxënësve në arsimin e detyrueshëm, të mesëm dhe të ulët është në nivel të kënaqshëm ndërsa mbetet sfidë pjesëmarrja e ulët e nxënësve në niveli parashkollor.

Top Channel/ Murat Jashari “rrëzon” Konjufcën: “Asnjë plan për tu bërë president i Kosovës”!
26/02 12:20
Top Channel/ Spiropali vizitë në Prishtinë, takohet me homologun e saj në qeverinë Kurti
25/02 15:30
Top Channel/ Presidenti nga familja Jashari! Konjufca: Të vetmit që kanë konsensus nga të gjithë
25/02 15:27
Top News- VV përjashton Osmanin/ Konjufca: Një emër nga Jasharët ka konsensus
25/02 14:34
Top Channel/ Spiropali, vizitë në Prishtinë, takohet me homologun e saj në qeverinë Kurti
25/02 12:32
Top News-‘Jo reduktim të trupave amerikane’/ Komandanti i KFOR konfrimon angazhimin e SHBA në Kosovë
25/02 12:05
Top News- Thaçi sërish para togave të DhSK-së/ Gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës
25/02 10:25
Top Channel/ Shanset e Osmanit për presidente, kërkon edhe një mandat tjetër, por…
24/02 19:32
Top News- Kurti kusht Serbisë njohjen/ I hap rrugë dialogut për normalizimin e marrëdhënieve
24/02 18:10
Top News- Falsifikuan dokumentet e pronave/ Pranga 4 shtetasve në Kosovë, shkaktuan dëm 1.5 mln euro
24/02 14:13
Top News- ‘Na duhen amerikanët’ / Osmani-prania e tyre në KFOR, jetike për Kosovën
24/02 12:04
Top News- Tetë ditë kohë për presidentin/ Kurti kërkon marrëveshje ndërpartiake- Jam optimist
24/02 10:27
Top Channel/ Bisedimet për president, Kurti takon Abdixhikun: Duam konsensus
23/02 19:59
Top Channel/ Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë, Kurti: Ne nuk mund të nxjerrim kandidat
23/02 19:57
Top News- Dhjetë ditë afat për presidentin e ri/ DW: Kosova rrezikon zgjedhje të parakohshme…
23/02 15:40
Top News- Konjufca merr në dorë dialogun/ Diskutimet me Serbinë, jo më në varësi të Kurtit
23/02 14:16
Top Channel/ Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti nis takimet për të mbledhur 80 vota
23/02 12:47
Top News- Jo më shërbim i detyrueshëm ushtarak/ Kosova planifikon konceptin e mbrojtjes totale
23/02 11:31
Top News – Zgjedhjet presidenciale në Kosovë. Partitë në pritje të ftesës së Kurtit
22/02 14:11
Top Channel/ FSK-ja drejt Forcës Stabilizuese në Gaza, ekspertët: “Pozitive në raportet me SHBA!
21/02 15:19
DIGITALB DIGITALB