Arrestohet me armë Vladimir Gjuta/ Ndalohet pranë selisë së PS nga truproja e kryeministrit Rama
11/02/2020 09:47

Në këtë vend 6 oficerë të gardës së Republikës pjesë e eskortës të kryeministrit Edi Rama, në mënyrë të befasishme i janë afruar shtetasit Vladimir Gjuta duke e shtrirë në tokë. Momentin kur oficerët e gardës e kanë bërë neutralizimin e Gjutës, një emër i njohur i botës së krimit, atij i ka rënë nga brezi, një armë tip pistoletë. Gjithçka ka ndodhur rreth orës 8:45 vetëm 15 minuta pasi kryeministri Edi Rama kishte mbërritur në selinë e PS për të drejtuar mbledhjen e kryesisë. Top Channel ka mësuar se një prej oficerëve të gardës në rrolin e vëzhguesit, ka identifikuar Vladimir Gjutën që mbante një kapele dhe një çantë krahu. Oficeri gardës ka njoftuar kreun e grupit të sigurimit të kryeministrit, që ka urdhëruar kontrollin e Gjutës për vetë rrezikshmërinë që ai shfaq. Tre oficerë të gardës i janë afruar nga mbrapa dhe tre të tjerë në të njëjtën kohë nga përpara, duke e rrethuar në mënyrë të papritur. Gjuta ka qenë në posedimi e një arme dhe një sasie të konsiderueshme valute. Kjo foto ekskluzive e Top Channel tregon se në çantën e Gjutës janë gjetur 120 euro, dollarë dhe një sasi stërlinash britanike. I është sekuestruar edhe arma tip pistoletë, një karikator si dhe 22 fishekë pistolete bashkë me një dorezë hekuri, që përdoret për të shkaktuar dëmtime në trup. Ndërsa kjo foto tjetër ekskluzive siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, tregon momentin kur 40 vjecari Vladimir Gjuta, është fotografuar në ambientet e drejtorisë se policisë Tiranë.

Edicioni Informativ, 9 Tetor 2026, Ora 12:00
09/10 12:43
Si të zgjasim jetën? Ylli Merja ju jep recetat që bëjnë mrekulli me shëndetin – Në Shtëpinë Tonë
09/10 11:30
Wake Up – Emisioni i Plotë, 9 Tetor 2026
09/10 10:27
Edicioni Informativ, 9 Tetor 2026, Ora 00:00
09/10 09:25
Kush do tradhëtojë brenda PS? Deputetët tregojnë prapaskenat! Ja kush u shantazhua!
08/10 23:28
Fiksi zbulon skandalin/ Stafi i QSUT iu drejtohet pacientëve në psikiatri me fyerje banale
08/10 21:01
Edicioni Informativ, 8 Tetor 2026, Ora 19:30
08/10 20:06
Episodi 14! ‘Tradhëtia e rënde…’ – Takimi i Daniele dhe Xhesikës 2 ndez studion – Për’puthen
08/10 19:30
Dosja Balluku! Prova dhe fakte të reja, a po kërcënohen dëshmitarët? SPAK në alarm, afrohet afati
08/10 16:13
Edicioni Informativ, 8 Tetor 2026, Ora 15:00
08/10 16:05
Edicioni Informativ, 8 Tetor 2026, Ora 12:00
08/10 12:48
Edicioni Informativ, 8 Tetor 2026, Ora 00:00
08/10 09:09
Ekskluzive/ “Vajzën ma kërcënojnë” Babai i dëshmitares së Ballukut rrëfen dramat në familjen e saj
07/10 21:01
Edicioni Informativ, 7 Tetor 2026, Ora 19:30
07/10 20:06
Episodi 13! Era, konkurrentja e re shkakton tërmet në Për’puthen. 120 mijë € dhuratë… 7 tetor 2026
07/10 19:30
Edicioni Informativ, 7 Tetor 2026, Ora 15:00
07/10 15:44
Edicioni Informativ, 7 Tetor 2026, Ora 12:00
07/10 12:48
Wake Up – Emisioni i Plotë, 7 Tetor 2026
07/10 10:29
Edicioni Informativ, 7 Tetor 2026, Ora 00:00
07/10 09:44
Topin e kam unë! Të rinjtë marrin studion! Skandalet! Protesta dhe videot erotike
07/10 00:02