Në orët e para të ditës se premte është bërë i mundur edhe arrestimi i të dyshuarit kryesor për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj. Në pamundësi për t’iu larguar policisë, i dyshuari Ilir Xhakja u vetëdorëzua. Në momentin e arrestimit Ilir Xhakjes iu sekuestrua edhe arma e krimit.