Arrestohet babai i Arbër Çekaj/ I kapen 49 kg kokainë mes bananeve. I biri u kap me 613 kg drogë
01/04/2021 15:03

49 kilogramë kokainë u sekuestruan në portin e Durrësit pas mesnatës së të mërkurës. Në pranga ra porositësi i saj, Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt, i arrestuar në mars të vitit 2018, për trafikimin e 613 kilogramë lëndë narkotike kokainë. Ashtu si edhe i biri, Selimi ndoqi të njëjtën rrugë dhe skemë për të fshehur kokainën. Sasia e drogës ishte futur në pjesët metalike të një kontenieri i cili ishte nisur nga porti i Guajakilit në Ekuador, kishte bërë një ndalesë në Mersini të Turqisë dhe destinacioni final ishte Porti i Durrësit. Ngarkesa kishte rreth dy ditë në port, por policia ka pasur dyshime, se në kontenierin me banane ka pasur kokainë dhe në bashkpunim me autoritetet portuale, kanë bërë një skanim të dytë ku në shasinë e tij, janë gjetur disa pako me madhësi të ndryshme. Vetë porositësi i bananeve dhe kokainës, Selim Çekaj ka refuzuar që të ushtrohet kontroll i kontenierit dhe ka kërkuar që ta çojë në magazinën e kompanisë së tij, Ecoalmax, në Maminas. Magazina është e njëjta që ka qenë në përdorim edhe nga kompania në pronësi të djalit të tij, Arbër Garden, brenda së cilës në shkurt të 2018, u gjetën 613 kilogramët e kokainës. Për këtë sasi droge, që vinte nga Kolumbia dhe ishte fshehur mes 20 ton bananeve, u arrestua shoferi i kamionit të kompanisë së Arber Çekajt, Armando Pezaku dhe menaxheri Donaldo Lushaj. Ndërsa, Arbër Çekaj, u vu në pranga në Gjermani tre javë pas sekuestrimit të kokains. Ai qëndroi në burg, ndërsa në shtator të vitit 2019 u ekstradua nga gjermania për t’u përballur me akuzat e drejtësisë shqiptare. Prokuroria fillimisht kërkoi 21 vite burg për Çekaj, por pas gjykimit të shkurtuar, përfitoi ulje me 1/3-tat dhe u dënua me 14 vite burg. Në seancat e zhvilluara ndaj tij, Arbër Çekaj, i ka mohuar gjithnjë akuzat që të ketë qenë ai personi që kishte porositur kokainën. Por siç duket, aktiviteti i trafikut të drogës, u mbajt gjallë nga babai i tij

Rama ‘futi në sherr’ Kurtin me Osmanin/ Analisti: Kurti xheloz/ S’e pranonte dot të bëhej hije e…
06/04 10:13
“Inshallah s’ju ka pirë sorra mendtë”/ Osmani lë presidencën, politika në ‘flakë’ | Breaking
06/04 10:12
Top News – Negociata për armëpushim. Shanse të ulëta për marrëveshje mes SHBA dhe Iranit
06/04 10:10
Top News – Irani paralajmëron SHBA-në. Teherani- Hakmarrje nëse sulmon civilët
06/04 10:10
Top News- Shpërthen bombola e gazit, shkatërrohen biznese e makina në Lezhë
06/04 09:54
Top Channel/ Lëvizte me eksploziv dhe armë, pranga 37-vjeçarit në Tiranë
06/04 09:52
Top News – Rritet ndjeshëm çmimi i naftës. Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit shtojnë kostot
06/04 09:52
Top News – Shpërthen bombola e gazit, shkatërrohen biznese e makina në Lezhë
06/04 09:38
Top Channel/ Pas shpërthimit të bombulës së gazit në Lezhë, ja çfarë ka mbetur nga…
06/04 09:19
Top Channel/ Shpërthimi i fuqishëm në një byrektore në Lezhë, pamje nga vendngjarja, xhama dhe…
06/04 09:19
Top Channel/ U emërua pas arratisjes së Ndocit. Humb jetën ish-drejtori i komanduar i burgut të Durrësit
05/04 22:13
Top News – Takimi i Ramës te Njësi 5. Braçe-E pakuptueshme si mund të shmanget deputeti
05/04 21:34
Top Channel/ 68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, flasin fqinjët: Dhunonte motrat
05/04 20:36
Top News- ‘S’jam kundër PS’, Braçe revoltohet për takimet e Ramës: Delir heqja e deputetit nga zona
05/04 20:20
Top Channel/ Nga librat e ndaluar te harmonia fetare, Rama në një rrëfim ndryshe në “Exclusive”
05/04 19:52
Top Channel/ Dekori i vezëve të Pashkës. Çelet për herë të parë një ekspozitë ndërkombëtare në Korçë
05/04 19:46
Top Channel/ Një tjetër emigrant humb jetën. U gjet i vdekur në Nivicë, 19 vjeçari nga Egjipti
05/04 19:37
Top Channel/ Pesë të vdekur në burgje. Bilanc shqetësues për vitin 2026, viktima e fundit Hajri Robi
05/04 19:35
Top News – Pse u hoq nafta për fermerët! Rama: Skemën e ndryshuam pas konsultimeve
05/04 16:17
Top News – Mashtrimi me vizat shqiptare. MEPJ: Faqe e rreme online, kujdes kur aplikoni
05/04 16:04