Arrestohen 2 të “fortët”/ Shkatërrohet organizata e kokainës në Itali! RENEA dhe FAST bastisin Laçin
16/03/2021 13:14

Policia e Shtetit ka njoftuar finalizimin e një operacioni ndërkombëtar për goditjen e krimit të organizuar. Sipas policisë, operacioni “NEIKEA” është zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali dhe Shqipëri, nga policia italiane dhe policia shqiptare. Në Shqipëri operacioni u zhvillua nga FAST Albania, RENEA, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë e Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin, në koordinim me Interpol Tiranën, IP Romën dhe UCI Albania. Gjatë operacionit janë arrestuar në Tiranë dhe në Laç, me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasit: B. C. alias B. K., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe E. P. alias E. U., 27 vjeç, banues në Laç. Mëngjesin e sotëm u përmbyll operacioni ndërkombëtar policor i koduar “NEIKEA”, në kuadër të së cilit u ekzekutuan 12 urdhër-arreste të lëshuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Milanos/Itali, për shtetas italianë dhe shqiptarë të akuzuar për veprën penale “Organizatë kriminalë, më qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”. Operacioni “NEIKEA” ka nisur që nga viti 2016 nga Policia e Milanos dhe kishte për qëllim goditjen e organizatës kriminale që drejtohej nga shtetasi italian Luca Guerra që merrej me shitjen e kokainës në Balsamo/Milano. Shtetasi Luca Guerra është arrestuar më datë 01.04.2016 dhe drejtimin e organizatës kriminale e mori shtetasi Giuseppe Sanfilipo, i cili u arrestua më datë 25.06.2016, pasi ka tentuar të vrasë shtetasin shqiptar M. P. Në kuadër të këtij operacioni, më datë 13.11.2016 është arrestuar në kufirin midis Francës dhe Italisë, korrieri shqiptar i drogës, si dhe janë sekuestruar 8.6 kg kokainë. Policia e Shtetit edhe gjatë këtij operacioni tregoi besueshmëri, profesionalizëm dhe vendosmëri për të luftuar përkrah partnerëve krimin e organizuar dhe siguron qytetarët se strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, më qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt dhe në këtë kudër fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri që ata konstatojnë, duke iu siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Top News – Asnjë gjurmë nga grabitësi i bankës/Autori vodhi 60 mijë euro dhe u arratis me monopatinë
03/11 13:06
Top Channel/ Pamje të rralla! Flamingot rikthehen në Pogradec, qëndrojnë të qetë mbi liqen
03/11 13:05
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Lin, 6 persona të plagosur
03/11 12:58
Top Channel/ Pika kufitare me Greqinë mbyllet katër orë më gjatë, shërbimi nga 07:00 në 21:00
03/11 12:47
Top Channel/ Banorët të shqetësuar nga përmbytjet dhe erozioni, kërkojnë prita mbrojtëse në lumë
03/11 12:46
Top Channel/ Anijet gjermane, italiane e spanjolle në stërvitje detare e ajrore me flotën shqiptare
03/11 12:46
Top Channel/ Alarm kibernetik në Greqi/ Hakerët ndërhyjnë te frigoriferët e bizneseve
03/11 12:46
Top Channel/ Shtyhet gjyqi për 17 nëntor, GJKKO thotë se nuk u njoftua për transferimin
03/11 12:25
Top Channel/ Bojkotojnë mësimin dhe i bëjnë thirrje të gjithëve të bashkohen me ta
03/11 12:24
Top Channel/ Vrau nënën, dorëzohet në polici 21-vjeçari Eduard Xhani. Akuzë për vrasje me dashje
03/11 12:14
Top Channel/ Del shifra e parave që u grabitën në arkën e një banke tek Komuna e Parisit
03/11 12:13
Top News – Veliaj letër për GJKKO. Kërkon hetim të pavarur për transferimin në Fier
03/11 12:11
Top Channel/ Vodhi 1 automjet nga vendparkimi i një hoteli, vihet në pranga 31-vjeçarja në Sarandë
03/11 12:05
Top Channel/ ‘Bojkoto e protesto’, studentët vijojnë protestën, thirrje të rinjve të tjerë tu…
03/11 11:49
Top Channel/ Vijojnë protestat/ Të rinjtë grumbullohen te Politekniku, thirrje për dorëheqje dhe…
03/11 11:41
Top News – Shqipëria nuk përfiton fonde. Bllokohen 228 mln euro nga Plani i Rritjes së BE
03/11 11:25
Top Channel/ Sot seanca për Veliajn! Avokati i kryebashkiakut në GJKKO
03/11 11:11
Top News –Ulja e TVSH mund të rrisë çmimet. Ekonomi e qëndrueshme, por varet nga turizmi e ndërtimi
03/11 10:50
Top Channel/ Masa ‘Detyrim paraqitje’, ish-drejtoresha e AKSH paraqitet në SPAK
03/11 10:07
Top News – Luftanijet e NATO-s në Vlorë. Gjermanë, italianë e spanjollë gati për ‘betejë detare’
03/11 10:02