Arrestimi i Selim Çekajt, avokati: S’ka prova! Është aktivitet kriminal nga mafia ndërkombëtare
02/04/2021 16:57

Avokati i Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt, pas seancës për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurisë sqaroi për mediat se nuk ka asnjë provë që ai është pas 49 kilogramëve kokainë të gjetura në kontejnerin me banane në Durrës një ditë më parë. Ai theksoi se është një aktivitet kriminal që luhet diku tjetër dhe është piketuar një kompani e pambrojtur nga mafia ndërkombëtare për t’i hedhur ushqim shtetit dhe për t’i hapur rrugë sasive të tjera. “Midis Selim Çekajt dhe kompanisë nga Ekuadori ka një kontratë, e cila në mënyrë eksplicite shkruhet në nenin 7 që përgjegjësinë nga kontejneri deri në futjen në magazinë e mban shitësi, kurse blerësi ose pritësi ka të drejtë të kontaktojë me kontejnerin vetëm kur futet në magazinë, nuk ka asnjë përgjegjësi tjetër. Nuk ka asnjë provë që ky njeri të jetë marrë me atë porosi apo të ketë telefonuar, ai është njeri i nderuar nuk di as anglisht as kompjuter, si u lidh ai ndërkohë që ai kontejner ka dy muaj që vërvitet në Marok në Turqi në Greqi e në fund në Shqipëri?! U kontrollua magazina ndërsa në port u deshën mjete të sofistikuar për ta hapur. Ndërsa në magazinë nuk u gjet asnjë mjet se si ai do ta hapte atë kontejner. Është një marrëzi por këta janë gjyqtarë pa asnjë dinjitet. Nuk kanë as humanizëm e as drejtësi as moral se s’mund t’i vësh gishtin një plaku të sëmurë. Jemi të bindur që është një aktivitet kriminal që luhet diku tjetër dhe është piketuar një kompani e pambrojtur nga mafia ndërkombëtare për t’i hedhur ushqim shtetit dhe për t’i hapur rrugë sasive të tjera. Kemi të drejtën të vëmë në dyshime të gjitha provat se shteti nuk ka asnjë provë, zero”, tha avokati.

Top Channel/ Protesta në ditën e 20-të. Të rinjtë marshuan nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
01/11 23:07
Top Channel/ “Gen Z” shkund Europën. Molotovë dhe përplasje me policinë nga Franca në Gjermani
01/11 23:05
Top Channel/ Trafik i rënduar në Balldren-Milot. Fundjava sjell sërish radhë e kaos në qarkullim
01/11 22:20
Top Channel/ Aksident i trefishtë në Lushnje. Nga përplasja e mjeteve në seri u bllokua edhe rruga
01/11 22:16
Top Channel/ Iliana Yotova, fiton në Bullgari. Mund rivalin pro-perëndimor
01/11 22:15
Top Channel/ Tragjedia që përmbysi pushtetin. Në Novi Sad kërkohet vënia e drejtësisë
01/11 22:14
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, një automjet i përmbysur në rrugë, tre të lënduar
01/11 20:56
Top New- Fundjava ‘paralizon’ aksi Balldren-Milot, kolona kilometrike automjetesh
01/11 20:45
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top News- Shpërthen Erion Braçe- Jo, nuk është e vërtet që biznesi vogël do paguajë taksë
01/11 20:31
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top Channel / Kosovë, vret djalin dhe mbesën. Arrestohet 65-vjeçari, nuk dihen shkaqet
01/11 19:52
Top Channel / Rama: Administrata do monitorohet. Prezanton “Pasqyrë Albania”
01/11 19:43
Top Channel / Mielli, AKU mangësi në kontrolle. Raporti i KLSH: U importuan 2.1 mln tonë drithëra
01/11 19:35
Top Channel / Buka, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues
01/11 19:32
Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot
01/11 18:55
Top News- Berisha përmend “Pranverën Arabe”, çfarë po paralajmëron kreu demokrat?
01/11 18:15