ARMO për skrap, punëtorët dhe shteti kërkojnë borxhin mln euro nga kompanitë fantazmë – Fiks Fare
07/02/2024 20:45

Fiks Fare ka denoncuar në vijimësi disa tentativa të kompanive që luanin me punëtorët dhe vetë shtetin me rafinerinë ARMO në Ballsh. Në atë kohë, emisioni investigativ denoncoi se firma modeste dhe fantazmë po merrnin nën kontroll rafinerinë e përpunimit të thellë. Madje, duke krijuar borxhe të mëdha ndaj punëtorëve, furnitorëve dhe institucioneve shtetërore. Denoncimi i parë erdhi në vitin 2018, teksa nëpërmjet intervistave dhe dokumenteve faktuam se borxhi që ARMO i kishte shtetit shkonte në plot 600 milionë euro. Por, pas ikjes së Taçit dhe Azerëve, rafinerinë e mori banka nën pronësi. Pas vitit 2018, rafineria iu la me qira disa firmave, duke filluar nga Tosk Energji apo Byllis Energji. Megjithëse ishin të ndara, ato kishin të njëjtët emra si administratorë dhe pronarë. Fiksi faktoi në vitin 2019, nëpërmjet një tjetër investigimi, se rafineria në atë kohë po merrej nga firma Tosk Energji dhe Byllis Energji. Dy firma me persona të njëjtë; shqiptaro – zviceranin Blerim Hoxha dhe ish-administratorin Kristof Dabord, që kishte qenë gjatë kohës së Taçit. Pra, i njëjti administrator që e çoi në faliment po tentonte që të rimerrte kontrollin. Fiks Fare bëri një vëzhgim në QKB, ku rezulton se firma “Byllis Energji” ka kërkesë për vendosjen e masës së sigurimit tatimor, nga Tatimet e Tiranës. Kërkohet që të mos tjetërsohen pasuritë dhe aksionet e kësaj firme. Ndërkohë, në janar të vitit 2020, në QKB u lëshua edhe një urdhër bllokimi nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj. Duket se, krahas borxhit të madh ndaj punëtorëve dhe firmave private, kjo firmë që administroi për disa kohë ARMO-n ka pasur borxh edhe ndaj shtetit. Por, sërish nuk u ndërmor asnjë masë, duke e lejuar që të vijojë aktivitetin dhe të thellojë borxhet, ashtu si edhe kompanitë e mëparshme. Vetë kompania publikonte bilance në QKB, ku pranonte se detyrimet e saj ndaj shtetit, huat, apo shoqërive tregtare private shkonte në plot 10 milionë euro.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 13 Korrik 2026
13/07 21:01
Monitorime/ “Po shohim zilet e bulldogut!” Studio shpërthen në të qeshura – Fiks Fare
13/07 21:00
36 mijë banorë të Vorës pa analiza gjaku, nuk ka reagentë! – Fiks Fare
13/07 20:45
24 orë politikë! A do ngopemi ndonjëherë me të? – Fiks Fare
13/07 20:30
Monitorime/ Burri i mirë i thotë gruas “Më fal për gabimet e tua” – Fiks Fare
10/07 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 10 Korrik 2026
10/07 21:00
Postieri “u zhduku” pensionet e 13 muajve: “U kam borxh 37 mln lekë, do shes tokën” – Fiks Fare
10/07 20:45
Dikur dashuria ishte gjithçka… sot paraja a vlen më shumë? – Fiks Fare
10/07 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 9 Korrik 2026
09/07 21:01
Monitorime/ Nard Ndoka pa filtra “Kemi një … në kryeministri”
09/07 21:00
“Babi do të vdesë në shtëpinë e tij” Pas 7 vitesh sorollatje, familja më në fund merr shtëpinë – Fiks Fare
09/07 20:45
Berisha tha “S’ka Samit me narkotrafikun”, Shefi i NATO-s: Do bëhet në Tiranë! – Fiks Fare
09/07 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 8 Korrik 2026
08/07 21:01
Monitorime/ Pushime me punë brenda?! Riselda Sejdia tregon arsyet – Fiks Fare
08/07 21:00
7 vite pas tërmetit, 3 fëmijë rriten në një “kotec pulash”. Shtëpia e re mbeti vetëm premtim! – Fiks Fare
08/07 20:45
Përmbytjet lanë pa strehë çiftin 93 dhe 85 vjeç, zgjidhja vjen pas ndërhyrjes së Fiks Fare
08/07 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 7 Korrik 2026
07/07 21:01
Monitorime/ Flogerti s’ pranon të jetë buf në fabulat e Adriatikut – Fiks Fare
07/07 21:00
Skandal në drejtësi! E arrestuan përsëri për të njëjtin dënim që e kishte kryer – Fiks Fare
07/07 20:45
Nëse do të ndryshonit vetëm një gjë në Shqipëri… Cila do të ishte? – Fiks Fare
07/07 20:30